Kërko

 Nozze di Cana Mosaic di P. Rupnik Nozze di Cana Mosaic di P. Rupnik

Shenjtorët e javës 16 - 23 janar

E diel 16 janar, Kisha kremton të Dielën e 2-tё gjatë vitit kishtar. E po mё 16 janar, kalendari kujton shën Marçelin I, papë e martir e shën Prishillën. Ungjilli i kёsaj së diele (Gjn 2,1-11) na flet për fillimin e shenjave të bëra nga Jezusi, duke u nisur nga dasma e Kanës së Galilesë me shenjën e parë, atë të shndërrimit të ujit në verë. Kjo shenjë e parë bërë nga Krishti, vera, shpreh dashurinë besnike të Hyjit për njeriun, ndërsa uji, tregon njerëzimin që kërkon shndërrimin dhe shpëtimin.

R.SH. – Vatikan

E diel 16 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-tё gjatë vitit liturgjik kishtar ‘C’. E gjithnjё mё 16 janar, kalendari kishtar përkujton shën Marçelin I, papë e martir; shën Prishillën, matronë romake.

Liturgjia e kёsaj së diele (Gjn 2,1-11) na flet për fillimin e shenjave të bëra nga Jezusi, duke u nisur nga dasma e Kanës së Galilesë me shenjën e parë, atë të shndërrimit të ujit në verë. Kjo shenjë e parë, bërë nga Krishti, vera, shpreh dashurinë besnike të Hyjit për njeriun, ndërsa uji, tregon njerëzimin që kërkon shndërrimin e shpëtimin.

Të hënën më 17 janar, kalendari kishtar përkujton shën Antonin, abat.

Të martën më 18 janar, kalendari kishtar përkujton shën Priskën, themeluese të Kishës me të njëjtin emër mbi kodrën romake Aventino. Po mё 18 janar fillon edhe Java e lutjes pёr bashkimin e tё krishterёve (18-25 janar 2022) qё ka pёr temёn “Nё lindje e pamё yllin e tij dhe erdhёm t’i shprehim nderimet tona” (Mt 2,2).

Të mërkurën  mё 19 janar, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin, ipeshkëv i Ravenës; shenjrtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku, martirë.

Të enjten më 20 janar, kalendari kishtar përkujton shën Fabianin, papë e martir; shën Sebastianin, martir.

Të premten më 21 janar, kalendari kishtar përkujton shën Anjezën, virgjër e martire.

Të shtunёn më 21 janar, kalendari kishtar përkujton shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir; shën Vinçenc Pallotin, meshtar e themelues i Shoqërisë Apostolike Katolike dhe shën Anastazin, murg e martir.

Tё dielёn e ardhshme mё 23 janar, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 3-tё të kohës gjatë vitit liturgjik ‘C’, gjithnjë më 23 janar, kalendari kishtar pёrkujton shёn Emerencianen, martire romake e shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.

16 janar 2022, 08:52