Kërko

Finalja e Eurovision 2022, në vendin e parë Ukraina me britmën e saj për paqe!

Dëshira e zjarrtë për paqe në Ukrainë e në mbarë botën jehoi fuqimisht edhe në Eurovision Song Contest 2022. E u ndje fort në fitoren e Ukrainës

R.SH. - Vatikan

Ukraina fiton Eurovision Song Contest 2022, me këngën “Stefania” të Kalush Orchestra. Në vendin e dytë, Mbretëria e Bashkuar. Në të tretin, Spanja. Italia zë vendin e gjashtë me këngën “Brividi” të Mahmood e Blanco. Lidhur me pikët e jurive kombëtare, Italia mori 12 pikë vetëm nga Sllovenia e Shqipëria. Më shumë vlerësime pati Mbretëria e Bashkuar.

Ndërsa Ukraina mblodhi shumicën e pikëve nga qytetarët evropianë, me televotat. Evropa pohonte kështu se dëshiron të dëgjojë  muzikë, jo të shtëna me topa e me raketa; se dëshiron të dëgjojë melodinë e paqes; jo vringëllimat e luftës, këngën e jetës, jo të vdekjes!

Në rezultatin përfundimtar tre fituesit e parë janë:

Ukraina, me 631 pikë

Mbretëria e Bashkuar, me 466 pikë

Spanja, me 459 pikë

15 maj 2022, 13:17