Kërko

 Gesù con discepoli - amatevi gli uni gli altri - V domenica di Pasqua Gesù con discepoli - amatevi gli uni gli altri - V domenica di Pasqua

Shenjtorët e javës 15 – 22 maj

E diel 15 maj, Kisha katolike kremton tё Dielёn e pestё tё Pashkёve, e gjithnjë më 15 maj kalendari kishtar përkujton edhe Shën Izidorin, bujk. Në Ungjillin e Gjonit të kësaj së diele Krishti i porosit dishepujt e tij: “Duajeni njëri tjetrin sikurse unë ju kam dashur juve, kështu duajeni edhe ju njëri tjetrin. Nga kjo gjë të gjithë do ta dinë që jeni dishepujt e mi, nëse do të keni dashuri njëri për tjetrin”.

R.SH. – Vatikan

E diel 15 maj, Kisha katolike kremton tё Dielёn e pestё tё Pashkёve, e gjithnjë më 15 maj kalendari kishtar përkujton edhe Shën Izidorin, bujk. Në Ungjillin e Gjonit të kësaj së diele Krishti i porosit dishepujt e tij: “Duajeni njëri tjetrin sikurse unë ju kam dashur juve, kështu duajeni edhe ju njëri tjetrin. Nga kjo gjë të gjithë do ta dinë që jeni dishepujt e mi, nëse do të keni dashuri njëri për tjetrin.”

Të hënën më 16 maj, kalendari kishtar përkujton shën Ubaldin, shën Onoratin, shën Luigjin Orione,  shën Aleksandrin dhe të Lumin Vladimir Gjika.

I Lumi Vladimir Gjika u lind në Stamboll më 1873 nga një familje shqiptaro-rumune dhe u kthye nga ortodoksia në katolicizëm, më 1902, në Romë, gjatë studimeve për filozofi dhe teologji. Deshi të shugurohej meshtar ose murg, por Papa Piu X e këshilloi t’i kushtohej apostullimit si laik. Pas shumë shërbimesh të çmueshme për Kishën si laik, u shugurua meshtar në vitin 1923. Nga ky vit, u dërgua nga Selia e Shenjtë në Sidney, Budapest, Dublin, Buenos Aires, ku mori pjesë në kongreset eukaristike ndërkombëtare. Kreu misione apostolike edhe në Japoni, Kinë e Ceylon. Vdiq ndër torturat e sigurimit, në një burg komunist në Rumani. Ndër provat e shumta, paraqitur nga dioqeza e Bukureshtit për lumnimin e tij, janë edhe dokumentet, që u gjetën në arkivat e ish policisë politike të regjimit dhe dëshmitë e shokëve të burgut.

Të martën më 17 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Pjetrin Liu Venjuan, katekist kinez i martirizuar në vitin 1834 për shkak të fesë në Krishtin, shën Vitorin martir dhe shën Pashk Bajlonin, laik françeskan, pajtor i shoqatave eukaristike.

Të mërkurën më 18 maj, kalendari përkujton shën Gjonin I, papë e martir

Të enjten më 19 maj, kalendari përkujton shën Çelestinin V, papë, shën Urbanin I papë, shenjtorët Parteni e Kallugjeri, martirë, e shën Krispinin nga Viterbo, rregulltar kapuçin.

Të premten më 20 maj, kalendari përkujton shën Bernardinin e Sienës, françeskan e Shën Aurën, martire nga Ostia afër Romës

Të shtunën më 21 maj, kalendari përkujton shën Kristoforin Magalanes me shokët e tij meshtarë, martirë në Meksikë dhe Shën Eugjenin de Mazenod, ipeshkëv i Marsejës, themelues i Oblatëve të Marisë.

Të dielën e ardhshme më 22 maj, Kisha katolike do të kremtojë tё Dielёn e gjashtё tё Pashkёve. Gjithnjë më 22 maj kalendari përkujton edhe shën Ritën nga Kasha, rregulltare agostiniane, pajtore e njerëzve të pashpresë, së cilës Zoti i dhuroi dijen e forcën e Kryqit dhe e shën Julien, virgjër e martire.

15 maj 2022, 09:08