Kërko

2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 23 shkurt – 2 mars

Sot 23 shkurt, e Kisha kremton të Dielën e 7-të gjatë vitit kishtar, ‘C’ e gjithnjë mё 23 shkurt, kalendarit kujton Shën Polikarpin, ipeshkëv i Smirnës e martir dhe Shën Gjyzepinen Vanini, virgjër. Ungjilli (Lk6 ,27-34) i Lukës na mëson se thelbi i Urdhrit themelor e më të rëndësishmit që Jezu Krishti na porosit është: Dashuria e pakufishme ndaj Zotit dhe ndaj të gjithë njerëzve, madje edhe ndaj armiqve.

R.SH. / Vatikan

Sot e diel, 23 shkurt, e Kisha katolike romake kremton të Dielën e 7-të gjatë vitit kishtar,ciklit të tretë ‘C’ e gjithnjë mё 23 shkurt, kalendarit kishtar përkujton Shën Polikarpin, ipeshkëv i Smirnës e martir dhe Shën Gjyzepinen Vanini, virgjër. 

Ungjilli (Lk6 ,27-34) i kësaj së diele të 7-të, sipas kalendarit liturgjik, nga Luka na mëson sethelbi i Urdhrit themelor e më të rëndësishmit që Jezu Krishti na porosit është: Dashuria e pakufishme ndaj Zotit dhe ndaj të gjithë njerëzve, madje edhe ndaj armiqve(krh Lk 6,27-36).

Të hёnёn më 24 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Sergjin, Evecin e Pjetrin, martirë.

Të martën më 25 shkurt, kalendari kishtar përkujton edhe Nestorin, ipeshkëv i Magjdosit e martir.

Të mërkurën më 26 shkurt,  kalendari kishtar pёrkujton Shën Aleksandrin e Aleksandrisë dhe Shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës e shën Porfirin.

Të enjten më 27 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin Narek, shën Gabrielit të Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist dhe shën Onorinën 
 
Të premten më 28 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Hilarin, papë, Shën Romanin, abat e Shën Osvaldin. 
 
Të shtunën më 1 shkurt, kalendari kishtar pёrkujton shën Feliksin III, papë e shën Albinin, ipeshkëv.

Të dielën e ardhshme mё 2 mars, Kisha katolike do tё kremtojё Dielёn e 8-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’ e gjithnjë mё 2 mars,, kalendari kishtar përkujton shën Troadin, shën Angjelen e Kryqit, virgjër.



23 shkurt 2025, 16:39