Kërko

Don Rudi Borstnik, SDB salesiano Don Rudi Borstnik, SDB salesiano

Don Rudi Borštnik, salezian, kaloi nё amshim

Familja Saleziane e Shkodrёs njofton se dje me datë 05 korrik 2021 kaloi në amshim Don Rudi Borštnik SDB, slloven salezian i të rinjve dhe shpëtues i shpirtrave. Mesha e salikimeve do tё kremtohet nesёr mё 7 korrik, nё ora 10:00 nё Kishёn Don Bosko nё Shkodёr, pas Meshёs, nisja pёr tek varrezat katolike tё Rrmajit.

R.SH. - Vatikan

Familja  Saleziane e Shkodrёs njofton se dje me datë 05 korrik 2021 në orën 17.45 kaloi në amshim Don Rudi Borštnik SDB, slloven salezian i të rinjve dhe shpëtues i shpirtrave, shembull i përkushtimit tё pakursyer ndaj të tjerëve.

Don Rudolf Borštnik SDB ( 12.12.1923 – 05.07.2021), me prejardhje nga Sllovenia, menjëherë pas rënies sё regjimit komunist nё Shqipёri, erdhi nё Shkodёr, ku bashkё me salezianё tё tjerё si dom Zef Gashi, mё vonё kryeipeshkёv i Tivarit, filloi misionin sipas mёsimit dhe stilit tё themeluesit dom Boskos.

Gjatё misionit e veprimtarisë së tij tё gjatё e tё palodhshme don Rudi pati detyra tё ndryshme: qe profesor i filozofisë në Spanjë e në Slloveni, inspektor dhe mjeshtёr a mёsues i tё rinjve në Slloveni, drejtor dhe mёsues në Shkodër, ku jetoi e veproi që nga viti 1994 deri në kalimin e tij në amshim. Kёtu në vitin 1997, gjatë një sulmi të njё bande të armatosur, u lëndua ndërsa po zbriste nga shtëpia, theu të dy këmbët e shkoi në Slloveni për mjekim, por don Rudi u kthye sёrish nё Shkodёr. Qe shembull i përkushtimit tё pakursyer ndaj të tjerëve.

80 vite jetё rregulltare, 70 vite jetё meshtarake, njё jetё e tёrё nё shёrbim tё Zotit e tё njeriut, posaçërisht tё rinjve, kjo me pak fjalё figura e jashtëzakonshme dhe e thjesht plot dashuri e fe e dom Rudit. Mesha e salikimeve do tё kremtohet nesёr mё 7 korrik, nё ora 10:00 nё Kishёn Don Bosko nё Shkodёr, pas Meshёs, nisja pёr tek varrezat katolike tё Rrmajit.

Mё mbi figurёn e dom Rudi Borštnik tё dёgjojmё dёshminin e salezianit sloven Don Janez Mirtek, i cili vepron nё famullinë e Zemrёs sё Krishtit nё Podgoricё tё Malit tё Zi:

Tё dёgjojmё dёshminin e salezianit sloven Don Janez Mirtek

"Besimtarëve të tu, o Zot, jeta nuk u merret, por u shndërrohet" (nga Liturgjia)

"Luftën e mirë e luftova, vrapimin e kreva, fenë e ruajta. Që tani më pret gati kurora e drejtësisë, që atë Ditë do të ma japë Zoti, Gjykatësi i drejtë; dhe jo vetëm mua, por të gjithë atyre që do ta presin me dashuri Ardhjen e tij." (2Tim 4,7-9)

 

06 korrik 2021, 13:17