Kërko

Dioqeza Rrёshenti pёrgatitet pёr kremtimin e Sh’Llezhdrit

Kisha dioqezane e Rrёshenit pёrgatitet pёr festёn e pajtorit qiellor Sh’Llezhdrit, shenjt martir i shekujve të parë të krishterimit, qё bie mё 13 maj . Pёrgatitjet bёhen nё aspektin shpirtёror, me kremtimin e Meshёve, Sakramenteve dhe tё lutjeve, por edhe nё aspektin historik e kulturor, me shpallosjen e tё dhёnave historike pёr Kishёn e kёtyre trevave tё Mirditёs nga arkivat e Propaganda Fide-s, si dhe nga burime tjera si fototeka Marubi. Kёshtu njofton dioqeza e Rrёshenit

R.SH. - Vatikan

Kisha dioqezane e Rrёshenit pёrgatitet pёr festёn e pajtorit qiellor Sh’Llezhdrit, shenjt martir i shekujve të parë të krishterimit, qё bie mё 13 maj . Pёrgatitjet bёhen nё aspektin shpirtёror, me kremtimin e Meshёve, Sakramenteve dhe tё lutjeve, por edhe nё aspektin historik e kulturor, me shpallosjen e tё dhёnave  historike pёr Kishёn e kёtyre trevave tё Mirditёs nga arkivat e Propaganda Fide-s, si dhe nga burime tjera si fototeka Marubi. Kёshtu njofton dioqeza e Rrёshenit nё faqen e facebook-ut:

Takim me historinë në festën e Sh'Llezhdrit.

Dita e parë e triditëshit të Sh'Llezhdrit u hap me një takim rreth historisë së Dioqezës së Rrëshenit e pasqyruar në relacionet e Propaganda Fide-s.

Ky takim u hap nga Ipeshkëvi imzot Gjergj Meta i cili solli një panoramë të themelimit dhe rëndësisë së Propagada Fide-s për Kishën katolike dhe historinë e Shqipërisë. Më pas historiani i ri Julian Vlashi foli për famullinë dhe Abacinë e Oroshit nga mesjeta e vonë deri në gjysmën e dytë të shek XIX.

Dje nё mbrëmje pas Meshës ёshtё ftuar Drejtori i Fototekës "Marubi" Z. Luçjan Bedeni i cili do të paraqesë Mirditën në fondet e kësaj fototeke.

12 maj 2022, 12:18