Kërko

Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, imzot Donato Oliverio Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, imzot Donato Oliverio

Eparkia arbëreshe e Ungrës, me 2 qershor organizon ditën dioqezane të rinisë

Dita Dioqezane e Rinisë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës do të mbahet më 2 qershor në San Cosmo Albanese . “Pas gjithë këtyre muajve të distancimit social, Dita Dioqezane e Rinisë dëshiron t’u ofrojë të rinjve mundësinë të përjetojnë momente të bukura së bashku, në lutje, me momente formimi të komunitetit, me dëshminë e të rinjve tanë, me lojëra, dëgjimin e muzikës dhe shtruarjen e sofrës së bashku”, shkruan ipeshkvi i Ungros Imzot Oliverio, në qarkoren e muajit maj drejtuar komunitetit dioqezan

R.SH. - Vatikan

Dita Dioqezane e Rinisë në Eparkinë arbëreshe të Ungrës do të mbahet më 2 qershor në Shenjtëroren e San Cosmo Albanese (Cosenza). “Pas gjithë këtyre muajve të distancimit social, Dita Dioqezane e Rinisë dëshiron t’u ofrojë të rinjve mundësinë të përjetojnë momente të bukura së bashku, në lutje, me momente formimi të komunitetit,  me dëshminë e të rinjve tanë, me lojëra, dëgjimin e muzikës dhe shtruarjen e sofrës së bashku”, shkruan eparku a ipeshkvi i Ungros Imzot Donato Oliverio, në qarkoren e muajit maj drejtuar komunitetit dioqezan.

“Kështu të rinjtë kanë mundësinë të gjejnë njëri-tjetrin në shoqërimin e përbashkët, të përjetojnë bukurinë e të qenurit komunitet dhe të ndajnë përvoja të bukura së bashku”. Urimi i Imzot Oliverio është "që kjo ditë të jetë vërtet shumë e veçantë dhe që më 2 qershor të mund të festojmë së bashku me shumë të rinj nga e gjithë Eparkia jonë dhe të gëzohemi së bashku, plot besim e shpresë në jetë dhe në të ardhmen".

“Bota jonë nuk bën dot pa kujdesin ndaj brezave të rinj, sepse këtu luhet e ardhmja e Arbërisë”, pohon i bindur Imzot Donato Oliverio, peshkop i Ungrës, i cili do t’i takojë të rinjtë e Eparkisë arbëreshe dhe do të kremtojë me ta Liturgjinë Hyjnore. “Është një ngjarje e pasur dhe sugjestive që përkon me ngjarjen e gëzueshme të kremtimeve të njëqindvjetorit të Eparkisë arbëreshe të Ungrës”. Kujtojmë se Eparkia arbëreshe e Ungrës, në Kalabri, ka mbushur 100-vjet nga themelimi i saj përmes Kushtetutës Apostolike "Catholici fideles" të Papës Benedikti XV, që mban datën 13 shkurt 1919.

12 maj 2022, 14:22