Kërko

Trilussa: mos e harro kurrë Falemimrinë!

“Kush është Maria?” Duke iu gjegjur kësaj pyetjeje, po kujtojmë nënat e krishtera, që i porosisin gjithnjë bijtë: “Mos e harro kurrë Falemimrinë! Si nëna e poetit të famshën italian Trilussa, që shkruan: Kur isha ende i njomë, nëna e adhuruar/më thoshte “mos harro, o bir, një porosi:/nëse ndjehesh vërtet i shkretë e i vetmuar,/ ti thuaje menjëherë një falemi Mari!

R.SH. - Vatikan

Kush është Maria? T’ia bëjmë vetes këtë pyetje në majin kushtuar Zojës së Bekuar. 

Pyetje maji:  “Kush është Maria?”. 

Duke iu gjegjur kësaj pyetjeje, po kujtojmë nënat e krishtera, që i porosisin gjithnjë bijtë: “Mos e harro kurrë Falemimrinë! Si nëna e poetit të famshën italian Trilussa, që shkruan:

Kur isha ende i njomë, nëna e adhuruar

më thoshte “mos harro, o bir, një porosi:

nëse ndjehesh vërtet i shkretë e i vetmuar,

ti thuaje menjëherë një falemi Mari!

E shpirti sakaq do të marrë fluturimin

edhe do të ngjitet përpjetë si me magji!”.

Tashmë jam plakë e plaka shkoi me fjetë

në pyllin me selvi, ku koten mijëra jetë;

po zemra ime këshillën s’e harron.

e kur e ndjej vetveten të vetmuar

te Zoja e Bekuar mendja më shkon,

edhe sakaq, pa e lypë e pa e kërkuar,

drejt qiellit të kaltërt shpirti fluturon!

Trilussa

Përkthyer lirisht

15 maj 2022, 13:40