Kërko

At Peter Udo dhe At Philemon Oboh At Peter Udo dhe At Philemon Oboh 

Nigeri: rrëmbehen dy meshtarë të tjerë

Át Peter Udo, i famullisë së Shën Patrikut, në Uromi dhe Át Philemon Oboh, nga Qendrën e Shën Jozefit për ushtrime shpirtërore, në Ugboha, shteti Edo, Nigeria jugore, u rrëmbyen më 2 korrik nga disa njerëz, që u bllokuan makinën përgjatë autostradës Benin-Auchi, duke shtënë në ajër. Rrëmbimi, për të kërkuar më pas shpërblim, është kthyer në krim mbizotërues në qytete të ndryshme nigeriane

R.SH. - Vatikan

Dy meshtarë të tjerë rrëmbehen në Nigeri. Janë Át Peter Udo, i famullisë së Shën Patrikut, në Uromi dhe Át Philemon Oboh, nga Qendrën e Shën Jozefit për ushtrime shpirtërore, në Ugboha, shteti Edo, Nigeria jugore. Sipas policisë së shtetit Edo, më 2 korrik, dy priftërinjtë u dërguan në një vend të panjohur nga disa njerëz, që u bllokuan makinën përgjatë autostradës Benin-Auchi, duke shtënë në ajër. Meshtarët po ktheheshin nga qyteti i Beninit. Policia deklaroi se ka dërguar agjentë në zonë për të kërkuar autorët e rrëmbimit dhe për të liruar dy priftërinjtë.

Shteti Edo, i pasigurt

Vetëm një javë më parë, në shtetin Edo, u vra një meshtar gjatë një përpjekjeje për ta marrë peng. Quhej Át Christopher Odia Ogedegbe e kur humbi jetën, të dielën më 26 qershor, po shkonte të kremtonte meshën në Auchi. Një tjetër prift katolik, Át Vitus Borogo, u vra më 25 qershor në fermën e tij, në Kaduna të Nigerisë veriperëndimore. Gjatë funeralit, 700 meshtarë protestuan në mënyrë paqësore, duke kërkuar siguri më të madhe për ta dhe për të gjithë qytetarët nigerianë.

Rrëmbimi, për të kërkuar më pas shpërblim, është kthyer në krim mbizotërues në qytete të ndryshme nigeriane: politikanët, sipërmarrësit, rregulltarët e kushdo, që ka sadopak mjete financiare, përfshirë nxënësit e shkollës, fëmijë të familjeve relativisht të pasura, janë bërë objektiv i banditëve.

04 korrik 2022, 15:55