Kërko

Papa në audiencën e përgjithshme Papa në audiencën e përgjithshme 

Papa në audiencë: t’i kërkojmë Marisë fundin e pandemisë

Papa në audiencën e përgjithshme u drejtoi gjithë besimtarëve ftesën: “Tia besojmë Zemrës së Papërlyer të Marisë Kishën, vetveten e botën mbarë. T’i kërkojmë fundin e pandemisë”.

R. SH. - Vatikan

“Nesër është festa e Zojës së Fatimës, ndërsa përkujtohet edhe 40-vjetori  i atentatit kundër Gjon Palit II”. E kujtoi Papa, duke përshëndetur, në përfundim të audiencës, shtegtarët polakë. “Ai vetë  pati nënvizuar me bindje se ishte Zoja e Fatimës, ajo që ia shpëtoi jetën”. Kjo ngjarje, vijoi Papa, na bën të vetëdijshëm se jeta jonë dhe mbarë historia e botës janë gjithnjë në duart e Zotit:

“Zemrës së Papërlyer të Marisë, ia besojmë Kishën, vetveten e mbarë botën”

Këto, fjalët e Françeskut, që vijoi:

“Të kërkojmë në lutje paqen, fundin e pandemisë, frymën e pendesës e të kthimit tonë në rrugën e Zotit. Ju bekoj me gjithë zemër”.

Ndërsa pak para se t’i përshëndeste besimtarët e gjuhës portugeze, Ati i Shenjtë kujtoi:

“Nesër kremtojmë me nderim të thellë Zojën e Fatimës. Ta vëmë plot me besim vetveten nën mbrojtjen e Saj amtare, posaçërisht kur kalojmë çaste të vështira në jetën tonë të lutjes”.

12 maj 2021, 12:30