Kërko

Nga audienca e përgjithshme e 9 qershorit 2021 Nga audienca e përgjithshme e 9 qershorit 2021

Ditë e qetë për Papën në spital. Pak ethe, por analizat, normale

Mbrëmë, Papa Françesku pati pak temperaturë. Ati i Shenjtë, pranë të vegjëlve të shtruar në repartin e Onkologjisë dhe Neurokirurgjisë Pediatrike, si edhe pranë të gjithë të sëmurëve.

R.SH. – Vatikan

Papa vazhdon qëndrimin në Poliklinikën Gemelli të Romës, pas operacionit në zorrë, të dielën e kaluar: një skanim CT (tomografi e kompiuterizuar) i mushkërive dhe i barkut doli pa probleme, pavarësisht se mbrëmë Ati i Shenjtë pati pak temperaturë. Kështu deklaron drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, në një njoftim për shtyp.

“Shenjtëria e tij Papa Françesku kaloi një ditë të qetë, duke u ushqyer dhe duke lëvizur në mënyrë të pavarur. Pasdite, deshi të tregojë afërsinë e tij atërore me pacientët e vegjël të repartit të Onkologjisë dhe Neurokirurgjisë Pediatrike, duke u dërguar atyre përshëndetjen e tij të përzemërt”.

“Mbrëmë - shton Bruni – pati pak ethe. Sot paradite iu nënshtrua analizave rutinë mikrobiologjike dhe një skanimi CT të mushkërive e barkut, që doli pa probleme”.

“Ati i Shenjtë – përfundon komunikata e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - vazhdon terapinë e planifikuar dhe ushqehet normalisht. Në këtë çast të veçantë, mendon veçanërisht për ata që vuajnë, duke shprehur afërsinë e tij me të sëmurët, sidomos me ata, që kanë më shumë nevojë për kujdes”.

08 korrik 2021, 12:22