Kërko

Papa Françesku përshëndet një të sëmurë, në një spital, në Bangladesh Papa Françesku përshëndet një të sëmurë, në një spital, në Bangladesh 

Tweet i Papës: të jetojmë një histori dashurie me Zotin

Në tweet-in e tij të sotëm, Papa Françesku shkruan: “Jemi në këtë botë për të jetuar një histori dashurie me Zotin, për të marrë me guxim vendime edhe të vështira, [jemi këtu] për aventurën e atij rreziku të mrekullueshëm, që është dashuria”

R.SH. - Vatikan

Në tweet-in e tij të sotëm, Papa Françesku shkruan: “Jemi në këtë botë për të jetuar një histori dashurie me Zotin, për të marrë me guxim vendime edhe të vështira, [jemi këtu] për aventurën e atij rreziku të mrekullueshëm, që është dashuria”.

Dashuria e Zotit është falas

         E, dashuria e Zotit është falas, ka përsëritur shpesh Ati i Shenjtë, gjatë gjithë papnisë së tij, pavarësisht se kjo, nganjëherë, është e vështirë për t’u kuptuar. Në një nga homelitë e meshëve në Shtëpinë e Shën Martës, në vitin 2015, Papa vërente: “jemi mësuar të dëgjojmë se Jezusi është Biri i Zotit, se ka ardhur për hir të dashurisë, për të na shëlbuar e se vdiq për ne”. Jemi mësuar me këto fjalë, por kur hyjmë vërtet në misterin e Zotit, të kësaj dashurie pa kufi, mbetemi kaq të mrekulluar, sa nuk arrijmë ta kuptojmë.

Mos i vini kufi Zotit

Natyrisht, vërente Papa, Urdhërimet e Tënzot duhen ndjekur, por nuk duhet harruar se sinteza e tyre është “duaje Zotin e duaje të afërmin”. E nëse them “të dua”, por më intereson të them kështu, ajo nuk është dashuri, por interes, kujtonte Ati i Shenjtë:

“Prandaj Jezusi thotë: ‘Dashuria më e madhe është kjo: ta duash Zotin me gjithë jetën tënde, me gjithë zemër, me gjithë forcën tënde, si edhe të afërmin si vetveten’. Sepse është i vetmi urdhërim në lartësinë e shëlbimit falas të Zotit. E më pas, Jezusi shton: ‘Në këtë urdhërim përfshihen gjithë të tjerët’. Por burimi është dashuria; horizonti është dashuria. Nëse e ke mbyllur portën dhe e ke marrë me vete çelësin e dashurisë, nuk mund të jesh në lartësinë e Shëlbimit, që të është dhuruar falas”.

12 gusht 2022, 13:32