Kërko

UKRAINE-CRISIS/ZAPORIZHZHIA-IAEA UKRAINE-CRISIS/ZAPORIZHZHIA-IAEA

Papa: sot si dje jemi para kërcënimit bërthamor, të mësojmë nga historia

Gjatё lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot Papa Françesku, i shqetësuar për një përshkallëzim bërthamor të konfliktit në Ukrainë, ftoi komunitetin ndёrkombёtar të ecёn, si nё tё kaluarën, udhës që çon nё ndërtimin e paqes. Më pas kujtimi e lutja e Papёs për viktimat e masakrës në njё shkollë të Tajlandës

R.SH. - Vatikan

Tё mësojmё nga historia e të zgjedhim udhën e paqes. Kёtё këshilloi të bëhet Papa Françesku, gjatë lutjes mariane tё Engjёllit Tёnzot, duke iu referuar asaj që ndodhi gjashtëdhjetë vjet më parë, gjatë Koncilit të Dytë të Vatikanit, kur kriza e raketave kubane arriti kulmin e saj, ndёrmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik:

“Nuk mund të harrojmë rrezikun e luftës bërthamore që kërcënonte botën pikërisht në atë kohë. Pse të mos mësojmë nga historia? Edhe në atë moment pati konflikte dhe tensione të mëdha, por u zgjodh rruga paqësore. Në Bibël shkruan: "Kështu thotë Zoti: ""Kështu thotë Zoti: "Qëndroni në udhë dhe shikoni, pyetni pёr shtigjet e vjetra, cila udhë  është e mirë, asaj ecni e kështu paqe do të gjeni për jetën tuaj" (Jer 6,16).

E Lumtura Maria Costanza na ndihmoftë të jemi mikpritës

Nё vazhdim tё lutjes sё Engjёllit Tёnzot  Papa Françesku përshëndet të gjithë besimtarët dhe pjesëmarrësit në ritin e shenjtërimit të të Lumturve Giovanni Battista Scalabrini dhe Artemide Zatti. Një falënderim tё veçantë ishte për delegacionet zyrtare. Ati i Shenjtë Bergoglio pёrmendi edhe lumturimin që kremtohet sot në Fabriano të Maria Costanza Panas, një murgeshë e varfër klarise kapuçine, e cila jetoi në Manastirin e Fabrianos nga viti 1917 deri në vitin 1963. Papa Françesku e vlerësoi karizmin e murgeshës duke e lidhur atë me Koncilit II tё Vatikanit:

Ajo i mirëpriti tё gjithё ata që trokitën në manastir, duke u transmetuar të gjithëve qetësinë dhe besimin. Vitet e fundit, e sëmurë rëndë, ajo i ofroi vuajtjet e saj për Koncilin e Dytë të Vatikanit, 60-vjetori i të cilit bie pasnesër. E Lumtura Maria Costanza na ndihmoftë që të kemi gjithmonë besim në Zotin dhe tё jemi mikpritës ndaj tё afërmit tonë”.

Akti i “çmendur” i dhunës në Tajlandë

Së fundi, mendimi dhe lutja e Papës ishte për viktimat e sulmit të armatosur në një shkollë në Tajlandë që shkaktoi 35 viktima, duke përfshirë 24 fëmijë:

“Siguroj lutjet e mia për viktimat e aktit të çmendur të dhunës që ndodhi dy-tre ditë më parë në Tajlandë. Me ngashërim ia besoj Atit të jetës, në veçanti fëmijët e vegjël dhe familjet e tyre. Dhe tani t’i drejtohemi Virgjërës Mari, për të na ndihmojё të jemi dëshmitarë të Ungjillit, të gjallëruar nga shembulli i shenjtorëve”.

09 tetor 2022, 09:55

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >