Kërko

APSA APSA 

APSA: shitet pallati i Londrës në Sloane Avenue

Në një deklaratë të Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike, bëhet i ditur përfundimi i operacionit

R.SH. – Vatikan

Ditët e fundit, Administrata e Trashëgimisë së Selisë Apostolike ka përfunduar shitjen në Bain Capital të ndërtesës, që ndodhet në 60 Sloane Avenue të Londrës, për një shumë totale prej 186 milionë paundësh. Sekretaria vatikanase për Ekonominë e ndoqi të gjithë procedurën, në fazat e saj të ndryshme.

Humbjet ne krahasim me shumën e shpenzuar për blerjen e pronës u mbuluan nga rezerva e Sekretarisë së Shtetit, pa prekur në asnjë mënyrë Obolin e Shën Pjetrit dhe bashkë me të, edhe donacionet e besimtarëve.

Për të garantuar transparencën dhe pavarësinë e procesit të vlerësimit, Selia e Shenjtë caktoi për ndihmë firmën ndërmjetësuese për pasuritë e paluajtshme Savills, zgjedhur pas një procedure tenderimi të nisur në janar 2021, nën mbikëqyrjen e këshilltarëve të pasurive të paluajtshme.

Në shtator 2021, APSA mori 16 ofertat e para, subjekt i kontrollit të imtë gjatë muajve në vijim, ndjekur nga një raund i dytë me 3 oferta, edhe ato të kontrolluara. Transaksioni u përfundua muajt e fundit me zgjedhjen e blerësit dhe së fundi, me aktin e shitjes.

01 korrik 2022, 15:32