Kërko

Kardinali Parolin: të kthehet paqja në tokën kongoleze, rrënuar nga dhuna dhe shfrytëzimi

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kremton meshën në sheshin e Parlamentit të Kinshasës, takim kryesor i udhëtimit në Republikën Demokratike të Kongos. Të pranishëm, rreth 100 mijë vetë, të cilët e pritën të dërguarin e Papës me këngë dhe valle vendase. E Kardinali u bëri thirrje të punojnë për stabilitetin e vendit: “Zoti na thërret të shikojmë drejt së ardhmes të bashkuar, duke kapërcyer çdo ndarje etnie e përkatësie”

R.SH. - Vatikan

Nga Salvatore Cernuzio - Dërguar në Kinshasa

“Lakmia për lëndët e para dhe etja për para dhe pushtet ia mbyllin dyert paqes dhe përfaqësojnë një sulm kundër të drejtës së njerëzve për jetë dhe qetësi... Paqe kësaj shtëpie! Paqe tokës kongoleze: u bëftë përsëri shtëpi vëllazërimi!”.

Një duartrokitje korale shoqëruar me zaghroutah, klithma tipike të grave vendase, shpërtheu në gjirin e turmës: mbi 100,000 besimtarë, të pranishëm në Sheshin e Parlamentit të Kinshasës, ndërsa Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin i drejtonte thirrjen e fuqishme Republikës Demokratike të Kongos,   kërcënuar prej vitesh “nga grupet e armatosura” dhe nga “interesat e shfrytëzimi i grabitqarëve”. Në të njëjtin vend ku Gjon Pali II kremtoi Meshën në 1980 dhe 1985, Sekretari i Shtetit kryesoi “Kremtimin Eukaristik për Paqen dhe Pajtimin e Republikës Demokratike të Kongos”, siç kujtonte një parrullë vigane blu vendosur mbi tribunën.

Ditën e dytë të udhëtimit në Afrikë, kardinali përqafon në mënyrë ideale të gjithë popullin, në emër të Papës - që nuk mundi të vinte – por që e kremtoi Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, me bashkësinë kongoleze të Romës.

Kongoja e plagosur dhe e shfrytëzuar, Papa: jo urrejtjes e lakmisë, jini dëshmitarë të butë të paqes

I pritur nga ipeshkvijtë dhe meshtarët e Kinshasës dhe të dioqezave fqinje, me këngë, me dajre, kitarra elektrike dhe daulle, i rrethuar nga vallet e grupeve të vajzave, veshur me të bardha për Kungimin e tyre të parë, Kardinali Parolin mbërriti në Pallat pak para orës 10 të mëngjesit. E pritën kardinali i Kinshasës, Fredolin Ambongo Besungu dhe dy fëmijë, Fred dhe Trésora, të cilët lexuan një letër, ku shkruhej: “Mirë se erdhe mes nesh, Shkëlqesia Juaj". Më pas deshën t’i dorëzojnë një buqetë me lule e cila, nga emocioni, u ra në tokë e kardinali i mblodhi, duke përsëritur dy herë: “Merci”- “Faleminderit”.

Parolin saluta due bambini che gli leggono un biglietto di benvenuto e regalano un mazzo di fiori
Parolin saluta due bambini che gli leggono un biglietto di benvenuto e regalano un mazzo di fiori

Këngë, valle, procesione

Në ajër, i cili nuk është shumë i nxehtë në këtë stinë, ndjehet fort aroma e temjanit, që përshkon gjithë Kinshasën. Ndërkohë qielli është ngjyrë plumbi dhe, pas sheshit, ku shihen dy ndërtesa të larta në ndërtim dhe ku trafiku tipik i qytetit vazhdon të rrjedhë ngadalë, i përbërë nga furgona dhe motoçikleta të verdha me katër veta në shalë, ngrihet një re e dendur ajri të lagësht e të ndotur. Megjithatë atmosfera gjallërohet nga besimtarët, si gjithmonë gjatë ceremonive fetare në këto vende. “Ne e mirëpresim kardinalin. Le t’i këndojmë Zotit tonë!” - brohoret një prift nga skena, ndërsa kori me veshje bardh - e - verdh, ngjyrat e flamurit të Vatikanit, këndon këngë në frëngjisht dhe bantu, duke lëvizur ijet dhe krahët.

Kardinali Parolin hyn në fund të një kortezhi të gjatë, duke përshëndetur turmën me njërën dorë dhe duke mbajtur një kryq artizanal prej druri në tjetrën. Ndalon një çast pranë disa grave në karrige me rrota, që ngrenë duart drejt qiellit; më pas, duke kaluar dy radhët e vajzave që vijojnë të vallëzojnë pandërprerë, ngjit shkallët. Një ndalesë para shtatores së Virgjërës Mari e, më pas, fillimi i Meshës.

Il saluto con i vescovi concelebranti
Il saluto con i vescovi concelebranti

Ëndrra e paqes

“Paqe, vëllazërim, gëzim” janë fjalët e para që kardinali shqipton në predikim, të gjitha në frëngjisht. “Janë ëndrra – pohon - që duam t’i rrokim”, por që “për fat të keq i përjetojmë rrallë në këto kohë paqëndrueshmërie dhe konflikti”.

E, më pas:

“E janë kryesisht premtimet Mbretërisë së Perëndisë,  që ne i dëshirojmë me gjithë shpirt. Po, ne e ndjejmë se jemi krijuar dhe se kemi ardhur në botë për paqen, që nuk është thjesht pushim i shkurtër ndërmjet luftërave, por vëllazërim i vërtetë, burim gëzimi të përkryer”.  

Parolin në Kinshasa: të punohet për paqen në vend dhe për të mirën e popullsisë

Përballë një populli të plagosur nga probleme, si mungesa e plotë e punës, ndotja dhe, në pjesën lindore, dhuna e egër, kardinali i nxiti të pranishmit të mos dorëzohen para “shkretimit” dhe “ çkurajimit”:

“Tundimi sot të nxit të dorëzohesh përballë realitetit, të mbyllesh në një dorëheqje fataliste dhe ndoshta pa e kuptuar, të arratisesh nga përgjegjësitë e të biesh në një lloj viktimizimi, duke ua lënë të tjerëve barrën e shpërvjeljes së mëngëve dhe përpjekjes për rindërtim”.

Jo, ne duhet të veprojmë dhe ta bëjmë këtë me sigurinë se “Zoti vepron”. “Po, Zoti vepron”, përsëriti sekretari i Shtetit vatikanas. Prandaj, vetmia, trishtimi, pasiguritë dhe zhgënjimet duhen lënë mënjanë:

“Zoti na thërret të shikojmë drejt së ardhmes: së bashku, të bashkuar, duke kapërcyer çdo anësi, çdo ndarje grupi, etnie, përkatësie. Me Të, që ‘është baba dhe nënë’ - vijon kardinali – ‘mund të përballojmë çdo provë, sepse ai nuk është i largët, por ecën me ne. Gjurmët e tij nuk bëjnë zhurmë, por hapin shtigje. Zoti çdo ditë që kalon, nuk përfaqëson një zhgënjim tjetër, por afrimin e premtimit të tij për paqen”.

Il cardinale si ferma durante la processione a salutare una donna in sedia a rotelle
Il cardinale si ferma durante la processione a salutare una donna in sedia a rotelle

Përqafim, në emër të Papës

Në emër të Papës - video-mesazhi i të cilit për popullsinë e DR të Kongos dhe Sudanit të Jugut u projektua në ekrane vigane para festës -  Sekretari i Shtetit të Vatikanit la pas një mesazh shprese:

“Mos e humbisni guximin! Edhe nëse pritjet ju duken letër e vdekur. Emrat tanë - përfundoi ai - janë regjistruar tashmë në qiell, ne jemi bij të ringjalljes, dëshmitarë të shpresës!”.

03 korrik 2022, 16:18