SH’MIHILLIT

Sh’ Mihilli: Zoti robin n’tokë krijoj/E n’ qillë Ênjejt i vêndoj; /I la n’ provë per disa mot. / Per me e njoftë se aj vetë â Zot; /Lucidritës i dha parii/Hiir posaqe e bukurii...

R.SH. - Vatikan

 SH’MIHILLIT

Zoti robin n’tokë krijoj

 E n’ qillë Ênjejt i vêndoj;

I la n’ provë per disa mot.

Per me e njoftë se aj vetë â Zot;

Lucidritës i dha parii

Hiir posaqe e bukurii.

 

 Si e paa vehten kaq madhnue

 I ndrroj mêndja e kshtû u krenue;

Me vetveti bân shuraa,

Kaq taborre kush i kaa ?

Milûj Ênjej kam nên besë,

Mue m’ ndigiojnë e kênd nuk pves.

        

Per t’zezë t’ vet ata ì ndigiuene,

Shum e shum mas tiina shkuene;

Mii shkam t’ Zotit due me dalë

 Thotë, s’ âsht kush qi mue nie m’ ndalë;

Nji shkallë poshtë, po thotë, nên mue

T’ rrìn ai Zot, qi m’ kaa krijue.

 

Por aj i Lumi, qi s’ kaa shoq,

Vrik gezimin Lucës ja hoq;

U bâa Sh’ Mhilli ì Êjve prìis

Zot me u dalun Perendìis.

Permi Zotin, thotë, kush del

Lumniin vedit ja kaa mshelë.

 

 Hyqmin Zoti m’ a kaa dhanë

 Luftë me bâmun me shêjtanë.

Mas kso fjalet shpaten qiti,

Lucidriten e dobiti.

 E prej qiellet e karmoj

N’ ferrë, qi Zoti at botë krijoj.

                 

 E kshtû njaj qi pat kênë dritë

U bâa terr qi mos me shndritë;

 E parija i met Sh’ Mihillit

Me i sunduemnn Êjët e qiellit,

Pse luftoj me t’ madh gajret

Per at Zot qi i dha kyvet.

 

Kush t' mârrë mrapa Luciferrin

Me krenii, kaa me i paa sherrin;

Mêndja e madhe edhè madhstija

E çojnë nierin n' shum punë t' kqija;

Si t'a prishne shpirtin t' and

veshtirë se i gjen ktii hall derman.

 

(marr nga nji doracak uratёsh)

29 shtator 2025, 09:59