Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqe 2025 (Reuters) Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqe 2025 (Reuters)

Çmimi Nobel për Paqe 2025 politikanes dhe aktivistes venezueliane Machado

Çmimi prestigjioz iu dha në Oslo Maria Corina Machados, politikane dhe aktiviste venezuelase për të drejtat e njeriut, udhëheqëse e partisë liberale "Vente Venezuela", e cila kundërshton qeverinë e Nicolas Maduro.

R.SH. / Vatikan

"Çmimi Nobel për Paqe 2025 iu dha sot udhëheqëses së opozitës venezuelase, María Corina Machado. Një kampione e guximshme dhe e përkushtuar e paqes — ka motivuar Jørgen Watne Frydnes, president i Komitetit Nobel –. Një grua që mban ndezur flakën e demokracisë mes errësirës në rritje".

Arsyetimi i Komitetit Nobel

"Si udhëheqëse e lëvizjes demokratike në Venezuelë, María Corina Machado është një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit civil në Amerikën Latine kohët e fundit", thuhet më tej. "Zonja Machado ka qenë një figurë kyçe dhe unifikuese në një opozitë politike që dikur ishte thellësisht e ndarë. Një opozitë që ka gjetur një pikë të përbashkët në kërkesën për zgjedhje të lira dhe qeverisje përfaqësuese", kujtoi Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Aktiviste për të drejtat e njeriut dhe udhëheqëse e opozitës ndaj Maduros

Politikane dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, kandidate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por e përjashtuar nga gara nga qeveria e Karakasit, María Corina Machado — tashmë e nderuar me Çmimin Saharov 2024 për lirinë e mendimit nga Parlamenti Evropian — ka themeluar partinë politike liberale Vente Venezuela. Ajo ka qenë deputete e Asamblesë Kombëtare nga viti 2011 deri në vitin 2014.

"Në dymbëdhjetë muajt e fundit, Machado është detyruar të jetojë e fshehur në brenda territorit të Venezuelës. Pavarësisht kërcënimeve serioze ndaj jetës së saj, ajo ka qëndruar në vendin e Amerikës së Jugut, një zgjedhje që ka frymëzuar miliona njerëz — shtoi Frydnes —. Kur autoritarët marrin pushtetin, është thelbësore të njihen mbrojtësit e guximshëm të lirisë që ngrihen dhe rezistojnë".

10 tetor 2025, 15:59