Shenjtja  Angela Merici Shenjtja Angela Merici

Me 27 janar kalendari kujton Shën Angjela Meriçin, virgjër

Angjela Meriçi me origjinë nga Desenzano del Garda, ku lindi në vitin 1474 nga një familje fshatare, ishte një mistike e madhe dhe terciare françeskane, ideja e saj për hapjen e shkollave për vajzat ishte revolucionare për një epokë kur arsimi ishte pothuajse privilegj vetёm i meshkujve. Në 1535 themeloi Kongregatën e Motrave Orsoline.

R.SH. - Vatikan

Brenda botës, por si shenjë e shkëputjes dhe profecisë: ja se si të krishterët janë të thirrur të jetojnë kohën e tyre. Ky ishte stili që përshkoi të gjithë veprën e Shën Anxhela Meriçit, themelueses së Shoqërisë së Shën Orsolës, e cila në fakt u ofroi grave një rol të ri në kaleidoskopin e karizmave. Motrat Orsoline, në fakt, jetonin si të kushtuara brenda botës: një "rrugë e tretë" e paprecedentë në shekullin XVI.

Anxhela lindi në Desenzano në vitin 1474 në një familje fshatare dhe dëgjoi tekstet e para të spiritualitetit nga i ati. Në moshën 15-vjeçare mbeti jetime nga të dy prindërit, pasi humbi papritur edhe motrën. Për 5 vjet te një xhaxha që kishte në Salò, u bë terciare françeskane dhe nisi një jetë lutjeje e kundrimi.

Pas vdekjes së xhaxhait, ajo u shpërngul në Desenzano, ku për një periudhë iu kushtua punëve të shtëpisë si dhe punëve në fushë. Në vitin 1516, me kërkesë të françeskanëve, u zhvendos në Brescia për të ndihmuar një të ve. Sipas traditës, këtu Anxhela pati disa vizione që e frymëzuan për themelimin e Shoqërisë së Shën Orsolës, edhe pse, para se të arrinte në këtë hap (i cili ndodhi zyrtarisht në vitin 1535), ajo kreu udhëtime dhe shtegtime të shumta.

Intuita e saj ishte e qartë: "të përulurat" (le dimesse) do të ishin në botë si shenjë e rrënjësisë së Ungjillit. Themeluesja e Motrave Orsoline vazhdoi të bënte një jetë tejet të thjeshtë deri në vdekjen e saj në Brescia në vitin 1540. Anxhela Meriçi është shpallur shenjte në vitin 1807.

27 janar 2026, 09:35