2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 1- 8 shkurt

E diel 1 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 4-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'A' po mё 1 shkurt, kalendari përkujton shën Brigjidën, abateshë në Irlandë dhe shën Ludovikën Alberoni, vejush romake

R.SH. - Vatikan

E diel 1 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 4-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'A'. Gjithnjë më 1 shkurt, kalendari kishtarme 1 shkurt, përkujtohet shën Brigjidën, abateshë në Irlandë dhe shën Ludovikën Alberoni, vejush romake.

Të hёnёn me 2 shkurt, Kisha katolike kremton festën e Paraqitjes së Krishtit në tempull, që ndër shqiptarë njihet edhe si festa e Zojës së qirave. Liturgjia e kësaj feste na çon në skenën biblike ku, të mbyllur brenda mureve të Tempullit të Jerusalemit, Simeoni e Ana, sipas Ligjit fetar të popullit Hebre, presin dritën dhe shpëtimin. Por Jezusi nuk do të kufizohet brenda mureve. Zoti do të përshkojë udhët e botës për të shpëtuar mbarë njerëzimin.

Të martën me 3 shkurt,kalendari kishtar përkujton shën Vlashin, ipeshkëv i Sebastës, martir.

Të mёrkurёn me 4 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Eutikin, martir dhe shën Jozefin nga Leonesa, kapuçin. 

Të enjten me 5 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Agën, virgjër e martire; shën Adelajden, abateshë dhe shën Elizabeta Kanorin, nënë familjeje. 

Të premten me 6 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Pal Mikin me shokë, martirë japonezë dhe shën Dorotenë, virgjër e martire.

Të shtunёn me 7 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Rikardin meshtar dhe të Lumin Piun IX, papë. 

Të dielёn e ardhshme më 8 shkurt, Kisha katolike do tё kremtojë tё dielën e 5-tё gjatё vitit kishtar, ciklit të tretë 'A'. Gjithnjё mё kalendarit kishtar përkujton shën Jeronim Emilianin, themelues i Etërve Somaskë, pajtor qiellor i jetimëve dhe i të rinjve të braktisur, dhe shën Jozefina Bakhitën, virgjër. 

 

01 shkurt 2026, 09:25