2023.06.11 Tutti i santi

Shenjtorët e javës 8 - 15 shkurt

Kisha katolike romake kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’, e po sot më 8 shkurt, kalendarit kishtar përkujton shën Jozefina Bakhitën, virgjër dhe shën Jeronim Emilianin, themelues i Etërve Somaskë.

R.SH. / Vatikan

E diel 8 shkurt, Kisha kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, e po sot më 8 shkurt, kalendarit kishtar përkujton shën Jozefina Bakhitën, virgjër dhe shën Jeronim Emilianin, themelues i Etërve Somaskë.

Të hënën me 9 shkurt, kalendari përkujton shën Apoloninë dhe shën Sabinin. 

Të martën më 10 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Skolastikën, virgjër, motër e Shën Benediktit dhe shenjtorët Zotikun, Gjaçintin e Amancin martirë dhe të Lumin Alojzije Stepinac .

Të mërkurën me 11 shkurt, Kisha katolike romake kremton festën e Zojës Lurdë dhe Ditën kushtuar të Sëmurëve.

Të enjten me 12 shkurt, kalendari kishtar përkujton martirët e Abitenes, shën Benediktin e Anianes dhe shën Saturninin me shokë, martirë. 

Të premten më 13 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Martinjanin, dhe të Lumin Jordani i Saksonisë, meshtar dominikan. .

Të shtunën më 14 shkurt, kalendari kishtar kujton shën Çirilin, murg e shën Metodin, ipeshkëv, Pajtorë qiellor të Evropës si dhe shën Valentinin.

Të dielën e ardhshme më 15 shkurt, Kisha katolike rom ake do të kremtojë të dielën e 6-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’ e po më 15 shkurt,kalendari përkujton shën Onezimin, nxënës i shën Palit, shën Faustinin e shën Gjovitën, martirë.

08 shkurt 2026, 09:28