2025.10.16 tramonto, antenne, citta, croce

Shën Klaudia dhe shoqet e saj

Në martirologun e 20 marsit spikasin shtatë gra të krishtera të cilat, gjatë persekutimit të Maksimin Çezarit në Amiso (Turqi), sfiduan egërsinë e guvernatorit duke dëshmuar fenë e tyre të krishterë. Ato duruan fshikullimet dhe, për shkak të përkushtimit të tyre të palëkundur ndaj Zotit, u dogjën në një furrë. Një vello misteri mbështjell historinë e tyre: disa studiues i identifikojnë ato me një grup martirësh të vrarë në Ancyra (Ankaraja e sotme) dhe që përkujtohen më 18 maj.

R.SH. / Vatikan

Guximi tërësisht femëror për t'iu kundërvënë dhunës së botës duke çaktivizuar mekanizmat e shtypjes dhe të arrogancës; një karizëm që është rrënjë e paqes, por edhe dhurim i vetvetes: ky është modeli që liturgjia na propozon sot, duke kujtuar figurat e Shën Klaudies dhe shoqeve të saj të martirizimit, Aleksandres, Eufrasisë, Matronës, Julianës, Eufemisë dhe Teodozisë.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ndodhi në Amiso, sot në Turqi, në fillim të shekullit IV, në kohën e perandorit Maksimin Daia (305-313): këto shtatë dëshmitare të fesë patën guximin t'i drejtoheshin guvernatorit të qytetit, duke denoncuar egërsinë dhe padrejtësinë në dënimet kundër të krishterëve.

Duke guxuar të kundërshtonin autoritetin, ato u dërguan para gjykatësit dhe u kërkua prej tyre, pasi u fshikulluan, të mohonin fenë e tyre dhe të flijonin për perënditë. Të shtatë gratë, pa hezituar, refuzuan të braktisnin besimin dhe të kryenin gjestet e riteve pagane. Prandaj u dënuan me vdekje dhe u hodhën në një furrë të zjarrtë. Ndonëse detajet historike dhe biografike humbasin gjatë shekujve, vjetërsia e kultit për nder të tyre mbetet e vërtetuar, duke ruajtur edhe sot të gjithë forcën profetike.

20 mars 2026, 13:06