FILE PHOTO: Cargo ships in the Gulf, near the Strait of Hormuz

Trump shtyn bombardimet kundër centraleve energjitike iraniane

Presidenti amerikan e bëri njoftimin në mediat sociale. Pas "diskutimeve të thella, të detajuara dhe konstruktive" me Teheranin, të cilat do të vazhdojnë "gjatë gjithë javës", kreu i Shtëpisë së Bardhë saktësoi se zgjatja "pesëditore" e strategjisë amerikane varet nga "suksesi i takimeve dhe i diskutimeve". Megjithatë, mediat iraniane mohojnë çdo kontakt. Në terren, raportohen bombardime masive izraelite në Teheran

R.SH. – Vatikan

         Në javën e katërt e luftës në Lindjen e Mesme, njoftimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se do ta shtyjë ultimatumin e tij kundër Iranit për "një periudhë prej pesë ditësh", pas bisedimeve "produktive" me Teheranin. Nëpërmjet kanaleve të tij në mediat sociale, Trump iu referua paralajmërimit që i dha Republikës Islamike të shtunën në mbrëmje, kur e kërcënoi se do të "sulmonte dhe do të shkatërronte" centralet elektrike iraniane, nëse Teherani nuk e rihapte "plotësisht" Ngushticën e Hormuzit. Kërcënime të ngjashme i pati bërë edhe Garda Revolucionare Iraniane kundër centraleve elektrike izraelite, kundër atyre të vendeve rajonale, që furnizojnë bazat amerikane në Gjirin Persik, si dhe kundër infrastrukturës energjetike, industriale dhe ekonomike të zonës së lidhur me SHBA-në.

         Tani, presidenti Trump përmend "bisedime të thella, të detajuara dhe konstruktive", që do të vazhdojnë "gjatë gjithë javës", duke saktësuar se zgjatja e strategjisë amerikane është e kushtëzuar nga "suksesi i takimeve dhe i diskutimeve në vijim". Megjithatë, mediat iraniane mohojnë se ka pasur ndonjë kontakt me administratën amerikane për t'i dhënë fund luftës dhe e komentojnë njoftimin e presidentit Trump si një lloj tërheqjeje.

         Në orët e fundit, në faqen e internetit Axios u paralajmërua një mundësi sado e vogël për rrugën diplomatike. Sipas lajmit, të dërguarit e Trump, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, po punojnë me një ekip për të hyrë në bisedime me Iranin. Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar, shton faqja e lajmeve, duke cituar një zyrtar amerikan dhe burime të tjera, vepruan si ndërmjetësues në kontaktet e para.

Kërkesat e SHBA-së

Trump i kërkon Teheranit një impenjim në gjashtë fronte: asnjë program raketash për pesë vjet; zero pasurim uraniumi; çmontimin e impianteve bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow; protokolle rigoroze mbikëqyrjeje nga jashtë; traktate për kontrollin e armëve me vendet e rajonit, që kufizojnë numrin e raketave në 1000; dhe asnjë financim për proxy-t e Iranit. Kujtojmë se proxy është një server i ndërmjetëm midis kompjuterit të përdoruesit dhe serverit ëeb, i cili ruan skedarët dhe faqet e internetit më të vizituara, duke e bërë kështu konsultimin e tyre më të shpejtë.

Qëndrimi i Teheranit

Ndër kushtet e Republikës Islamike për tryezën e bisedimeve, siç thuhet nga agjencia e lajmeve Tasnim, janë garancia se konflikti nuk do të përsëritet, mbyllja e bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, pagesa e një dëmshpërblimi për Iranin, përfundimi i luftës kundër të gjitha grupeve të armatosura rajonale pro-iraniane dhe një regjim i ri ligjor për Ngushticën e Hormuzit.

Situata në Ngushticë ishte edhe në qendër të një telefonate ndërmjet Trump dhe kryeministrit britanik Keir Starmer, të cilën Downing Street e përshkroi si "konstruktive". Të dy krerët diskutuan mbi nevojën për ta rihapur Hormuzin, i cili është "thelbësor" për stabilitetin e tregut global të energjisë.

23 mars 2026, 15:13