Shën Antoni M. Zaccaria: shembull i një feje e gëzimi për t’iu përgjigjur botës

Të vraposh drejt Zotit dhe drejt të tjerëve: kjo ishte ftesa që Shën Antonio Maria Zakaria, themeluesi i rregulltarëve Barnabitë, ua drejtonte meshtarëve të tij. Atëherë ishte një nxitje për t’iu përgjigjur kritikave të ngritura nga lëvizja protestante që po lindte; sot është një thirrje profetike për të rifituar bukurinë e një feje të jetuar me vetëdije dhe gëzim.

Vatican News

Antoni Zakaria lindi në Kremona në vitin 1502 dhe në vitin 1524 u diplomua në mjekësi në Padovë, megjithëse më vonë vendosi të bëhej meshtar. U shugurua meshtar në vitin 1528 dhe më pas shërbeu si kapelan i konteshës Ludovica Torelli, duke e shoqëruar atë deri në Milano në vitin 1530.

Këtu, me ndihmën e dy milanezëve, Xhakomo Morixhia (Giacomo Morigia) dhe Bartolomeo Ferrari, themeloi një familje rregulltare kushtuar Shën Palit. Po atë vit, 1530, ai themeloi Klerikët e Rregullt të Shën Palit, të njohur si Barnabitë (emërtim që vjen nga Kisha e Shën Barnabës, selia e tyre e parë), meshtarë që jetonin sipas një rregulle të përbashkët.

Më pas u themeluan edhe Motrat Engjëllore të Shën Palit (Angeliche di San Paolo), shembulli i parë i motrave rregulltare që jetonin jashtë klauzurës. Vetë Shën Karli Borromeo ishte shumë entuziast për këtë përvojë, megjithëse më vonë Koncili i Trentos u kërkoi atyre të jetonin në manastir. Në fund u themeluan edhe Të Martuarit e Shën Palit (Maritati di San Paolo), besimtarë laikë të angazhuar në apostullim.

Veprimtaria e tij ngjalli keqkuptime dhe dyshime – të pabazuara – deri në atë pikë sa u detyrua të mbrohej në Romë nga akuza se ishte heretik dhe rebel. Vdiq në Kremona në vitin 1539 dhe u shpall shenjt në vitin 1897.

nga Avvenire

05 korrik 2026, 06:33