Shenjtorët e javës 5 - 12 korrik
Vatican News
E diel, më 5 korrik, Kisha katolike kremton të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjë më 5 korrik, kalendari përkujton edhe shën Ndoun Maria Zakaria, themelues i Barnabitëve dhe i Motrave Engjëllore të Shën Palit.
Të hënën më 6 korrik, sipas kalendarit kishtar përkujton shenjten Maria Goreti, virgjër e martire, dhe shën Marinë Tereza Ledohovska, themeluese e Motrave misionare të shën Pjetrit Klaver.
Të martën më 7 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Astin, ipeshkëv i Durrësit, shën Benediktin XI, papë, shën Patenonin e Aleksandrisë dhe shën Odonin.
Të mërkurën më 8 korrik, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Akuila e Prishila, bashkëshortë martirë, nxënës të shën Palit, dhe shën Adrianin III papë.
Të enjten më 9 korrik, kalendari përkujton shën Augustinin Zhao Rong, meshtar dhe shokët e tij, martirë kinezë; shën Veronikën Gjuliani, abateshë, klarise kapuçine.
Të premten më 10 korrik, kalendari përkujton shenjtorët Rufina e Sekonda, martire, shenjten Anatolia e Vitorja, martire dhe shën Kanutin
Të shtunën më 11 korrik, kalendari përkujton shën Benediktin, Abat, murg, pajtor qiellor i Evropës, që ndër shqiptarë njihet edhe me emrin Bekim, shën Piun I papë dhe shenjten Olga.
Të dielën e ardhshme më 12 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 15-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë më 12 korrik kalendari përkujton edhe shën Gjon Gualbertin, abat, themelues i Valombrozanëve dhe shenjtorët Nabori e Feliçi, martirë milanezë.