2019.10.30 Tutti Santi - ognissanti

Shenjtorët e javës 16 - 23 gusht

Vatican News

E diel 16 gusht, Kisha katolike e ritit romak kremton tё Dielёn e 20-të gjatё vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë sot mё 16 gusht kalendari kishtar përkujton shën Shtjefnin, mbret i Hungarisë dhe shën Rrokun, shtegtar, festa e tё cilit kremohet në Shirokё, nё fshatin Novosellё tё Gjakovёs e në shumё vende tjera.

Tё hёnёn mё 17 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Euzebin, papë e martir e shën Kiaren nga Montefalko, abateshë augustiniane.

Të martën më 18 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Agapiton, martir dhe shën Helenën, perandoreshë - e ëma e shën Kostandinit, tepër e rëndësishme për përhapjen e krishterimit.

Të mёrkurёn mё 19 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Eudes, meshtar e themelues i rregulltarëve eudistë, shën Siksti III, papë dhe shën Manjon, martir.

Të enjten mё 20 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Bernardin, abat e dijetar i Kishës, shën Samuelin profet dhe shën Maribë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave Adhuruese të Gjakut të Krishtit.

Të premten më 21 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Piun X, papë.

Të shtunën më 22 gusht, kalendari kishtar përkujton festën e Zojës Mari Mbretëreshë, shën Timoteun, martir romak dhe shën Filipin Benixi, meshtar.

Të dielën e ardhshme mё 23 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn 21 gjatё vitit litirgjik, ciklit të parë ‘A’, e po mё 23 gusht kalendari përkujton edhe shën Rozën nga Lima, virgjër e terciare domenikane, shenjtorët Abondion, Ireneun, Qiriakun dhe Arkelaun, të gjithë martirë.



16 gusht 2026, 11:34