2019.08.02 Vangelo XVIII Domenica Tempo Ordinario “C

Të meditojmë me Ungjillin e dielës sё 25-tё: nuk i shërbehet edhe Zotit, edhe pasurisë

Për të gjithë, o Jezus, vjen çasti/duhet marrë patjetër vendim. /I madh a i vogël qoftë, /ai vë në dukje/sa e rrezikshme është pasuria, /kur shkon pas saj me zemër, /aq sa bën gjithçka për të mos e humbur… / Ti e di mirë, o Jezus/se edhe unë kapem fort pas ndonjë gjëje, /që e mbroj me thonj e dhëmbë, / që s’ia jap hua askujt, /që s’dua ta humbas kurrë.../ E Ti, më këshillon e më kërkon ta kem kujdes zemrën,...

R.SH. - Vatikan

"Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve: Sepse, ose do ta urrejë njërin e tjetrin do ta duajë, ose pas njërit do të shkojë e tjetrin do ta përbuzë. Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë”. Ungjilli i së dielës XXV të vitit kishtar, marrë nga kreu 16 i shën Lukës (Lk 16,1-13), na paraqet fillimisht një shëmbëlltyrë e pastaj, një sërë paralajmërimesh mbi përdorimin e parave. Na thotë qartë se allishverishet e mashtrimet e kësaj bote, megjithëse duket sikur sjellin ndonjë rezultat në favorin tonë, nuk vlejnë për shëlbimin e amshuar. Të ndjekim pjesën ungjillore  nga Luka 

“Në atë kohë, Jezusi u thoshte nxënësve të vet: “Ishte një njeri i pasur, i cili kishte mbarështuesin që e paditën se ia shkapërderdhte pasurinë. E thirri dhe i tha: ‘Ç’po dëgjoj kështu për ty? Jep llogari për mbarështimin tënd, sepse ti s’mund të jesh më mbarështues.’ Atëherë mbarështuesi tha në vetvete: ‘Çka të bëj mbasi zotëria po ma heq mbarështimin? Të mih ....? Nuk mund! Të dal e të lyp ....? Më vjen turp! E di ç’do të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e veta kur të qitem prej mbarështimit.’

Atëherë thirri një nga një detyrësit e zotërisë së vet. E pyeti të parin: ‘Sa i ke detyrë zotërisë tim?’ Ai i përgjigji: ‘Një qind masë vaj.’ Mbarështuesi i tha: ‘Merre letrën tënde, ulu me të shpejtë e shkruaj pesëdhjetë!’ Pastaj e pyeti të dytin: ‘Po ti, sa ke detyrë?’ Ai i tha: ‘Një qind kora grurë.’ I tha mbarështuesi: ‘Merre letrën tënde e shkruaj tetëdhjetë!’

E zotëria e lëvdoi mbarështuesin e padrejtë që punoi aq me shkathtësi. Dhe njëmend, bijtë e kësaj bote janë më të kujtueshëm në marrëdhënie të shoqishoqme se bijtë e dritës. Ndërsa unë po ju them: fitoni për veta miq me anë të pasurisë së rrejshme të kësaj bote që, kur kjo t’ju mungojë, t’ju pranojnë në banesat e amshuara.  Kush është besnik në sende të vogla, është besnik edhe në sende të mëdha; e kush nuk është besnik në sende të vogla, ai nuk është besnik as në sende të mëdha. Po qe se nuk u dëftuat besnikë në pasurinë e rrejshme, kush do t’jua besojë pasurinë e vërtetë? Po qe se nuk u dëftuat të besueshëm në gjënë e huaj, kush do t’jua japë tuajën?

Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve: Sepse, ose do ta urrejë njërin e tjetrin do ta duajë, ose pas njërit do të shkojë e tjetrin do ta përbuzë. Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë”.

Të lutemi së bashku

Për të gjithë, o Jezus, vjen çasti

kur duhet marrë patjetër vendim.

I madh a i vogël qoftë,

ai vë në dukje

sa e rrezikshme është pasuria,

kur shkon pas saj me zemër,

aq sa bën gjithçka për të mos e humbur.

Pavarësisht se ia përsëris vetes

se nuk kam ndonjë pasuri kushedi çfarë

se nuk mbaj në shtëpi ndonjë thesar,

as para pa masë,

Ti e di mirë, o Jezus

se edhe unë kapem fort pas ndonjë gjëje,

që e mbroj me thonj e dhëmbë,

që s’ia jap hua askujt,

që s’dua ta humbas kurrë.

Prandaj, me mënyrën time,

edhe unë duhet t’i bëj llogaritë

me një lloj pasurie të rrezikshme.

Po Ti, ç’më këshillon?

Më kërkon ta kem kujdes zemrën,

ta vë në provë

bujarinë time, gatishmërinë

për të futur dorën në kuletë

kur është fjala për t’i ardhur në ndihmë

dikujt në vështirësi.

E, më sugjeron të përdor

gjithçka kam, për të ndihmuar të varfrit,

sepse një ditë, pikërisht ata

do të më mirëpresin në shtëpinë Tënde.

20 shtator 2025, 10:39