Imzot Rrok Gjonlleshaj: shtegtimi një ripërtëritje e vërtetë shpirtërore
Imzot Rrok Gjonlleshaj: shtegtimi me rastin e Vitit Jubilar të Shpresës është një ripërtëritje e vërtetë shpirtërore. Këto ditë në Vatikan kanë ardhur në Vatikan për shtegtim edhe 55 besimtarë nga kryedioqeza e Tivarit.
R.SH. / Vatikan
“Shtegtimi me rastin e Vitit Jubilar të Shpresës është shumë i nevojshëm sepse është ripërtëritje shpirtërore, e urojmë të kemi mirësi e paqe në dioqezat e komunitetet tona”, kështu shprehet Kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, me rastin e shtegtimit në Vatikan së bashku me ipeshkvijtë e dioqezave të trevave shqiptare. Imzot Gjonlleshaj posa ka përfundoi shtegtimin e tij me ipeshkvijtë e tjerë të Kishave dioqezane të trevave shqiptare, iu bashku 55 besimtarëve që kanë ardhur në Vatikan nga kryedioqeza e Tivarit me rastin e Vitit Jubilar, ku do të qëndrojnë deri të dielën më 16 nëntor. Po të ndjekim dëshminë e imzot Rrok Gjonlleshajt në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit Vatican News:
14 nëntor 2025, 15:44