Kaloi në amshim imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapës
R.SH. / Vatikan
Bariu i mirë dhe i urtë, shërbëtori i përvuajtur i Zotit, imzot Simoni gjithë jetën ia kushtoi Krishtit, Kishës dhe popullit, ndërroi jetë dje, 29 nëntor, në selinë e dioqezës së tij të Sapës në Vau-Dejës. Një humbje e papritur e këtij bariu shpirtëror që preku zemrat e besimtarëve dhe të gjithë atyre që e patën njohur. .Fjalët e tij të buta, buzëqeshja e sinqertë dhe zemra e tij e madhe kanë prekur shumë jetë, po të ndjekim njoftimin e Violea Marashit nga Vau-Dejës:
KALOI NË AMSHIM IMZOT SIMON KULLI IPESHKËV I DIOQEZËS SË SAPËS
Ipeshkvia e Sapës, me shumë dhimbje njofton se në orën 08. 05 të datës 29 nëntor 2025, në të kremten e Vigjiljes të së Dieles të parë të Ardhjes, si pasojë e
një ataku kardiak, kaloi në shtëpinë e Atit, bariu i kësaj grigje, Imzot Simon Kulli, në moshën 52 vjeç.
Tingujt e Kambanave të Kishave në mbarë Dioqezën, u kanë lajmëruar besimtarëve kalimin në Amshim të Ipeshkvit të tyre.
Trupi i tij u vendos në Kishën Katedrale “Nënë Tereza” në Vau-Dejës, që në orën 14.00 të ditës së djeshme, (29. 11. 2025).
Gjatë treditëshit, Besimtarët, miqtë, të afërmit dhe njerëzit vullnetmirë të bariut tonë, do të kenë mundësinë të luten për shpirtin e tij e të bëjnë homazhet e
rastit.
Të marten me datë 2 dhjetor 2025, në orën 10. 00 do të kremtohet Mesha e Salikimit dhe pas Meshës trupi i tij do të prehet në kriptën e Katedrales “Shën Tereza e Kalkutës”.
nga Vau-Dejës Violeta Marashi