Atë Mario Tarantino Atë Mario Tarantino

Atë Mario Tarantino zgjidhet Administrator i dioqezës së Sapës

Pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit të Sapës, Mons. Simon Kulli, me 29 nëntor 2025, Selia e dioqezës së Sapës mbeti vakante. Për këtë arsye, me 4 dhjetor 2025, u mblodh Këshilli i Konsultorëve të dioqezës, për të zgjedhur Administratorin e Ri Dioqezan. Pas votimit Administrator i Dioqezës së Sapës, u zgjodh Atë Mariano Tarantino, meshtar misionar i Urdhërit të Etërve Karmelitan në Nënshat.

R.SH. / Vatikan

Pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit të Sapës, Mons. Simon Kulli, me 29 nëntor 2025, Selia e dioqezës së Sapës mbeti vakante. Për këtë arsye, me 4 dhjetor 2025,  u mblodh Këshilli i Konsultorëve të dioqezës, për të zgjedhur Administratorin e Ri Dioqezan. Pas votimit, u zgjodh Atë Mariano Tarantino, meshtar misionar i Urdhërit të Etërve Karmelitan në Nënshat.

Po kujtojmë se Administratori dioqezan është një meshtar, në rastin e dioqezës së Sapës, është një meshtar misionar, rregulltar karmelitan, i ngarkuar për qeverisjen e një dioqeze, të lirë, pa ipeshkëv, deri në emërimin e një ipeshkvi të ri. I zgjedhur nga kolegji i këshilltarëve, ai ka të njëjtat detyra dhe kompetenca si ipeshkvi dioqezan, të cilat përfshijnë administrimin e dioqezës, menaxhimin e pasurive të saj dhe kujdesin për besimtarët, në përputhje me kanunin e Kishës dhe ligjin civil. Po më hollësisht nga Vau Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit:

Violeta Marashi

ATË MARIANO TARANTINO ZGJIDHET ADMINISTRATOR I RI I DIOQEZËS SË SAPËS

Pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit të Sapës, Mons. Simon Kulli, me datën 29 nëntor 2025, Selia e Ipeshkvisë Sapë mbeti vakante. Për këtë arsye, me 4 dhjetor 2025, në një klimë vëllazërore u mblodh Këshilli i Konsultorëve të dioqezës, për të zgjedhur Administratorin e Ri Dioqezan.

Mbledhja u drejtua nga meshtari më i vjetër, sipas moshes Atë Bonaventura Mossuto ofmcap, i cili pas disa diskutimeve nxiti votimin për Administrator të Dioqezës. Pas votimit Administrator i Dioqezës së Sapës, u zgjodh Atë Mariano Tarantino, meshtar misionar i Urdhërit të Etërve Karmelitan në Nënshat. Ai pranoi detyrën dhe menjerë bëri dëshminë e Fesë dhe Betimin e besnikërisë, akte që legjitimojnë marrjen e kësaj detyre të udhëheqjes së Dioqezës deri në zgjedhjen e Ipeshkvit të ri.

Atë Mariano ka lindur në Palermo më 20 maj 1973. Pas shkollës fillore ka sdudiuar për gjeodezi. Më pas filloi studimet e larta të cilat i përfundoi në vitin 1999 duke u diplomuar në degën Inxhinieri. Gjatë studimeve në Universitet në shtator të vitit 1996, njohu Urdhërin e Etërve Karmelitan, dhe në vitin 1997 hyri për një përvoje fillestare në këtë kuvend në Palermo. Më pas, në shator të vitit 2000 filloi studimet filozofike në Katania, ndërsa studimet Teologjike i përfundoi në Romë në vitin 2005, në Universitetin Papnor Terezian.

Me 21 janar të vitit 2006 mori kushtet e përjetshme në familjen rregulltare të Etërve Karmelitan. Me 24 shtator 2006 u Shugurua Diakon në Sirakuzë. Më 2 qershor 2007 në Monreale Palermo u shugurua Meshtar. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 shërbeu në misionin e Kishës në Katania. Me urdhërin e Atit Gjeneral, me 30 tetor 2013 emërohet me shërbim në Shqipëri, konkretisht si Epror i Etërve Karmelitan në Nënshat. Prej këtij viti Atë Mariano ka shërbyer jo vetëm në kuvendin e tij në Shtëpinë e Lutjes në Nënshat, por edhe me angazhime të tjera në Dioqezën e Sapës dhe jashtë saj. Gjithashtu bashkëpunon edhe me Radio Marinë duke organizuar emisione të ndryshme.

Me zgjedhjen e tij në krye të Dioqezës, Atë Mariano premton se bashkë me Klerin dioqezan, do të vazhdojë të ndjekë gjurmët e ipeshkvit të ndjerë, Imzot Simon Kullin e do ta çojë përpara misionin e ungjillëzimit, punën dhe veprimtarinë e gjithë dioqezës së Sapës.

nga Vau Dejë Violeta Marashi

04 dhjetor 2025, 15:00