Imzot Gjergj Meta kujton figurën e imzot Simon Kullit
R.SH. / Vatikan
Imzot Gjergj Meta, në emër të Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike në Shqipëri shpreh edhe një herë ngushëllimin dhe afërsinë me familjen e imzot Simonit, me Dioqezën e Sapës që po përjeton këto dite zie në jetën e saj si komunitet, si bashkësi, si Kishë e veçantë.Të mundohemi të gjithë bashkë, që të ecim përpara me ndihmën e Zotit, me fjalën e Tij, me forcën e Tij, me shpirtin e Tij”. “Për mons Simonin, pohon imzot Gjergj Meta, “mund të thuhen shumë fjalë, e kemi njohur të gjithë, e kemi parë përkushtimin e tij, dashurinë e tij, thjeshtësinë e tij, komunikimin e tij me njerëzit, sidomos me më të varfërit e Dioqezës së tij”.
Të dëgjojmë kujtimin e imzot Gjergj Metës për figurën e ipeshkvit të ndjerë të dioqezës së Sapës, imzot Simon Kullin:
Kalimi në amshim i bariut të Dioqezës se Sapës, Imzot Simon Kullit, ishte sigurisht një moment shumë i dhimbshëm për gjithë Kishën në Shqipëri.
Diçka e papritur, diçka qe nuk e prisnim dhe qe na tronditi te gjithëve. Por, sigurisht qe ne te krishterët mundohemi t’i shohim gjerat me syte e fese, me sytë e besimit, dhe kështu qe edhe ne këtë moment dhimbjeje dhe vaji për humbjen e ne bashkëvëllau Ipeshkëv, edhe për humbjen e një bariu te një Dioqeze, jemi munduar te gjejmë tek fjalët e Ungjillit: shpresën tek fjala e Zotit, forcën për të ecur përpara të gjithë bashkë.
E ishte një ditë, në të cilën ne përcollëm për në banesën e amshuar imzot Simonin, dhe të gjithë ndamë dhimbjen për te.
Në radhë të parë, është mosha e tij e re ajo që na dhemb. Na dhembi të gjithëve shumë e me dëshirën sigurisht, që të kishte mundësi dhe kohë ta jetonte jetën, pasi jeta është dhuratë e bukur që Zoti na ka dhanë të gjithëve.
E së dyti për Dioqezën e Sapës, është një dhimbje akoma më e madhe sepse u bënë dy Ipeshkvij rresht, që të dy në moshe të re, që vdesin në këtë Dioqezë.
Dhe sigurisht që dhimbja e besimtarëve, meshtarëve, rregulltarëve është shumë e madhe.
Gjëja tjetër, është edhe fakti se si Konferenca Ipeshkvore, sigurisht e ka humbur një anëtar të saj, tani jemi vetëm katër ipeshkvij, por shpresojmë gjithmonë që Zoti do të na vijë në ndihmë edhe ne Ipeshkvijve të tjerë për Kishën tonë këtu në Shqipëri.
Gjithsesi, duam në këto momente përsëri të përtërijmë fenë tonë, besimin tonë në Zotin e jetës, në Zotin e ngjalljes. Ai i cili na ka premtuar jetën e pasosur.
Jemi të sigurte së edhe me imzot Simonin do të bëjë këtë gjë, do ta pranojë në banesat e amshuara të Mbretërisë së qiellit.
E përtërijmë, edhe ngushëllimin tonë për familjen e imzot Simonit, për Dioqezën e Sapës që po përjeton këto dite zie, këto momente zie në jetën e saj si komunitet, si bashkësi, si Kishë e veçantë, si Kishë Dioqezane.
Të mundohemi të gjithë bashkë, që të ecim përpara me ndihmën e Zotit, me fjalën e Tij, me forcën e Tij, me shpirtin e Tij. Zoti është ai i cili na ka dhanë jetën, është Ai i cili e pret jetën tonë. Është ai i cili do të na japë edhe jetën e amshuar.
Për mons Simonin mund të thuhen shumë fjalë, e kemi njohur të gjithë, e kemi parë përkushtimin e tij, dashurinë e tij, thjeshtësinë e tij, komunikimin e tij me njerëzit, sidomos me më të varfërit e Dioqezës së tij. Fakti që, mons Simoni kur e merrte një punë, një detyrë, një angazhim, mundohej ta çonte atë deri në fund me këmbëngulje edhe me përkushtim.
Mons Simoni, nuk ishte njeriu i fjalëve të mëdha, i fjalëve të stërholluara, i fjalimeve të mëdhaja por ishte njeriu i thelbit, njeriu i esencës, njeriu që i shkonte gjërave drejt e në zemër.
Do të na mungojë sigurisht Simoni, do t’i mungojë Dioqezës së tij, do t’i mungojë shumë njerëzve sidomos nevojtarëve. Po e theksojmë edhe njëherë, atë që ndoshta humbëm para njerëzve e fitojmë para Zotit. E shprehim fenë tonë, besimin tonë, sigurinë se mons Simoni lutet për ne nga parajsa.