I është dhuruar Papës "Avvolti", iniciativa e Kryedioqezës së Torinos që lejon një lexim dixhital të Sindone-s I është dhuruar Papës "Avvolti", iniciativa e Kryedioqezës së Torinos që lejon një lexim dixhital të Sindone-s

"Avvolti”, Papës iu paraqit nisma e leximit dixhital të Sindonës

Gjatë audiencës së Kardinalit Repole më 9 janar, në Vatikan, Leoni XIV ishte i pari që mori pjesë në projektin e krijuar nga Kryedioqeza e Torinos për Jubileun e që lejon "të përshkohet" figura sindonike nga çdo pajisje elektronike e nga çdo anë të botës.

R.Sh. / Vatikan

Sindona, si nuk qe parë asnjëherë! Papa Leoni XIV ishte i pari,  mëngjesin e 9 janarit, që hyri në Avvolti, nismë e krijuar nga Kryedioqeza e Torinos për Jubileun e që lejon përvojën e leximit dixhital të qefinit të Sindonës, e arritshme në internet në mbarë botën. Nisma iu paraqit Papës nga Kujdestari Papnor i Pëlhurës, Kardinali Roberto Repole, Kryeipeshkëv i Torinos, gjatë audiencës në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Për të afruar publikun e gjerë pranë Sindonës

Kjo iniciativë është e para: do të jetë e mundur të lidheni me programin në internet nga faqja e internetit www.avvolti.org ose faqja zyrtare e internetit www.sindone.org duke përdorur çdo pajisje: smartphone, tablet ose PC, me hyrje në të gjithë botën. Falë programit, mund të "ecni" në ekranin tuaj, me figuren sindonike, duke i zmadhuar hollësirat më domethënëse (Fytyrën, Kurorën me Gjemba, etj.etj.). Çdo zmadhim shoqërohet me shpjegime e lidhje me fragmentet e Ungjillit, që përshkruajnë Mundimet e Krishtit. Ky lexim dixhital synon ta sjellë publikun e gjerë, në të gjithë botën, më pranë shembëllesës së Sindonës dhe kuptimeve të saj. Duke ruajtur rigorozitetin shkencor të teksteve dhe të pamjeve, u përpoqëm të krijojmë një produkt të arritshëm për të gjithë, në vend të një iniciative të caktuar për specialistët.

Përvoja dixhitale globale

Kardinali Repole vuri në dukje se publikimi i përvojës dixhitale globale është pjesë e programit "pastoralia sindonike”, që Kisha e Torinos e nisi në vitin 2024, nga i cili “I mbështjelli” ishte gurthemeli për Vitin Jubilar 2025. Nisma të tjera do të planifikohen e do të zhvillohen gjatë muajve në vijim, për të krijuar rrugë shoqërimi drejt Jubileut të vitit 2033.

Pranverën e kaluar, në Piazza Castello në Torino u instalua një tendë. Në tendë, ndërmjet ofertave të tjera, u paraqit një lexim dixhital që riprodhonte pamjen e Sindonës në shkallë 1:1, mbi një tavolinë të projektuar posaçërisht me gjatësi 5 metra. Tendën e vizituan  mbi 30,000 vetë, nga 79 vende, gjatë tetë ditëve që ishte e hapur (28 prill deri më 5 maj). Tani programi mbi tryezë e i paraqitur në mënyrë të përshtatshme, është i disponueshëm për të gjithë në internet. Figurat dhe tekstet e përvojës gjenden në faqen e internetit www.avvolti.org dhe në mediat sociale (Facebook dhe Instagram).

Shënim: termi "Qifël" rrjedh nga greqishtja e lashtë σίνδων (sindon), që do të thotë "rrobë" ose "li". Zakonisht të kujton Qefinin e Shenjtë të Torinos; në gjuhë të tjera, mund të përkthehet si Qefini i Torinos (anglisht), Sudarium (latinisht) ose Sindon (greqisht), duke ruajtur termin origjinal.

12 janar 2026, 11:59