Apre ad Assisi il centenario del Transito di san Francesco

I varfër si Krishti, i pasur në gëzim: Shën Françesku i Asizit

Viti Jubile i Shën Françeskut 2026, na fton të rizbulojmë varfërinë ungjillore, identifikimin me Krishtin dhe gëzimin e thellë që vjen nga jeta e jetuar në paqe. Jo shumë kohë më parë, më 16 janar, morëm lajmin e mirë se Ati i Shenjtë Leoni XIV kishte shpallur vitin 2026 Vit Jubile kushtuar Shën Françeskut të Asizit, i cili do të zgjasë nga 10 janari 2026 deri më 10 janar 2027. Shpresojmë që, në fund të kësaj periudhe, të na dhurojë një enciklikë ose një dokument apostolik mbi mësimet e Shenjtit

R.SH. / Vatikan

Me këtë vit kushtuar Shën Françeskut, Papa Leoni XIV ëshiron ta përkujtojë thjesht tetëqindvjetorin e vdekjes së "Varfanjakut". "Shenjti", siç e thërrasin në Itali njërin nga shenjtorët më të nderuar dhe të dashur, vizitohet dendur në Asizi, ku ruhen eshtrat e tij, së bashku me ato të Shën Carlo Acutis. Dekreti i Papës Leoni XIV, i botuar më 16 janar nga Pendestaria Apostolike, të kujton shpresën e Atit të Shenjtë Prevost, shprehur me fjalë shumë koncize, por të sakta, sipas të cilave "çdo besimtar i krishterë, duke ndjekur shembullin e Shenjtit të Asizit, mund të bëhet model i shenjtërisë së jetës dhe dëshmitar i vazhdueshëm i paqes".

Së fundmi, dekreti na kujton se për të marrë ndjesën e plotë, mjafton të vizitosh çdo vend të lidhur me Shën Françeskun ose familjen françeskane. Së fundmi, dekreti kujton kushtet e përgjithshme që duhen respektuar për të marrë ndjesën "me kushtet e zakonshme (rrëfim sakramendor, kungim eukaristik dhe lutje për ndjetet e Papës), të zbatueshme edhe në formën e lutjes për shpirtrat e Purgatorit".

Varfëria Françeskane

Pikërisht në veprën e Giorgio Agamben, diskutohet në mënyrë të plotë marrëdhënian ndërmjet sundimit të hershëm françeskan dhe ligjit, e në këto faqe do të zbulojmë konceptin e lartë të varfërisë së Shën Françeskut dhe autorëve të mëdhenj të përshpirtërisë të krishterë.

Pikërisht në shekullin e 21-të, me pabarazitë e mëdha ndërmjet Veriut dhe Jugut si dhe brenda vetë vendeve perëndimore, është shumë e rëndësishme të zbatohen mësimet e varfërisë në jetën e të krishterëve të të gjitha llojeve dhe kushteve, në këtë vit jubilar (800 vjetori) kushtuar Shën Françeskut të Asizit.

Identifikimi me Krishtin

Koncepti i "varfërisë" dhe shkëputja e plotë nga të mirat tokësore, është një nga karakteristikat më themelore të Shën Françeskut të Asizit. Kjo "varfëri kulmore" ka të bëjë shumë me jetën e Jezusit, rrëfyer në një mënyrë krejtësisht të natyrshme në Ungjijtë dhe në Dhiatën e Re. Shkëputja e, në të njëjtën kohë, liria në përdorimin e të mirave materiale, kaq të nevojshme për të jetuar dhe për të zhvilluar aktivitetin intensiv të jetës së fshehur dhe publike të Jezusit, do të shënojë varfërinë e të krishterëve të parë.

Zonja Varfëri, "Zonja e zemrës" - e quante Shën Françesku i Asizit! E me këto fjalë, marrë në të gjithë dinjitetin dhe rëndësinë e tyre, trajton një çështje kaq delikate. Siç shpjegon Giorgio Agamben në veprën e tij "Altissima povertà", pas vdekjes së Shën Françeskut, shumë teologë dhe kanonistë të ditur hynë në diskutime të nxehta mbi rregullin dhe ligjin, mbi përdorimin dhe pronësinë e të mirave materiale (119).

Ato kritika të ashpra, të para tani me perspektivën e kohës, mund të duken si diskutime bizantine ose debate skolastike, pa interesin më të madh. Por leximi i atyre quoadlibetales pasionante na flet për shenjtërinë radikale të jetës së krishterë (162). Sigurisht, është çështje zemre: "Ubi thesaurus cor" (Mt 6:21) "Ku është thesari yt, aty do të jetë zemra jote". Në këtë kuptim, zgjidhjen e dha vetë Shën Françesku i Asizit, kur pohoi se dashuria dhe imitimi i Jezu Krishtit është rregulla themelore e të krishterit; rregulla e jetës për këdo që dëshiron ta dojë dhe ta imitojë Jezu Krishtin, është të identifikohet plotësisht me Të (152).

Gëzimi dhe paqja, si thelb i karizmës françeskane

Duhet të kujtojmë menjëherë se, siç thoshte shpesh kardinali i nderuar Carlos Amigo Vallejo, Kryeipeshkëv i Seviljes dhe françeskan që nga koha në Universitetin e Valladolidit, thelbi i françeskanëve nuk ishte varfëria, por gëzimi. Ndaj gjëja më e rëndësishme që do të mësojmë nga ky Vit i Jubileut të Shën Françeskut, është gëzimi i tij i thellë, humori i tij i mirë dhe optimizmi i tij, fryte të një dashurie të pamasë për Zotin dhe për shpirtrat. E kujtojmë gjithnjë anekdotën që tregoi dikur Frati Carlos Amigo Vallejo: në kohën e Shën Françeskut, në një nga takimet e para françeskane jashtë Perugia-s, në lëndinë, kishte rreth treqind njerëz nga të gjitha vendet ku kishin zënë vend. Ishin të heshtur dhe luteshin, kur Shën Françesku i Asizit u ngrit dhe thirri: "Ne i kemi bërë premtime të mëdha Zotit".

Pas pak, u ngrit përsëri e tha: "Edhe më të mëdha janë premtimet që na ka bërë Perëndia". Më në fund foli përsëri, për herë të tretë e të fundit, përpara se t'i bekonte dhe t'i përshëndeste të gjithë: "Ne jemi besnikë ndaj premtimeve tona, e Ai do të jetë besnik ndaj të tijave”.

Thuhet gjithnjë se gëzimi është rezultati, pasoja e paqes në zemrat tona, fryt i të jetuarit të lutjes Atynë, të cilën na e mësoi Jezusi: "U baftë vullndesa jote si në qiell, ashtu në dhe”. Po të përpiqemi të mendojmë se Jezusi dhe të tjerët mund të kenë nevojë nga ne dhe jemi të gatshëm t'ua japim atë që duan, do të zbulojmë se gjëja e parë për të cilën të tjerët kanë nevojë, është thjeshtë një buzëqeshje (173).

Pikërisht, gjëja e parë që bëri Papa Leoni XIV kur u zgjodh e doli në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit para turmës së besimtarëve, ishte të na uronte: "Paqja qoftë me ju" dhe të na kërkonte të jemi ndërtues të unitetit dhe të paqes”.

Është domethënës qëllimi i këtij Viti të ri Jubilar kushtuar Shën Françeskut të Asizit, që vjen pas Jubileut të Shpresës. T’i kujtojmë fjalët e Leonit XIV kur shpalli Vitin e Shën Françeskut: "...në mënyrë që çdo besimtar i krishterë, duke ndjekur shembullin e Shenjtit të Asizit, të bëhet model i shenjtërisë së jetës dhe dëshmitar i vazhdueshëm i paqes". Gëzimi është pasojë, që na kujton se jemi bijtë e dashur të Zotit, siç e theksuan shpesh shenjtorët, që kur zbuluan besimin në Zotin Atë, në një nga çastet e jetës së tyre të thjeshtë e mistike.

Identifikimi me Krishtin.

Koncepti i "varfërisë", shkëputja totale nga të mirat tokësore, është një nga karakteristikat më themelore të Shën Françeskut të Asizit. Kjo "varfëri maksimale" ka të bëjë shumë me jetën e Jezusit, të rrëfyer në një mënyrë krejtësisht të natyrshme në Ungjijtë dhe në Dhiatën e Re.

Shkëputja dhe, në të njëjtën kohë, liria në përdorimin e të mirave materiale, kaq të nevojshme për të jetuar dhe zhvilluar aktivitetin intensiv të jetës së fshehur dhe publike të Jezusit, do të shënojnë varfërinë e të krishterëve të parë.

Zonja Varfëri, "Zonja e zemrës", e quajti Shën Françesku i Asizit, dhe me këto fjalë, marrë në të gjithë dinjitetin dhe rëndësinë e tyre, ai trajton një çështje shumë delikate. Siç shpjegon Giorgio Agamben në veprën e tij "Altissima povertà", pas vdekjes së Shën Françeskut, shumë teologë dhe kanonistë të ditur u përfshinë në diskutime të nxehta mbi sundimin dhe ligjin, përdorimin dhe pronësinë e të mirave materiale (119).

Ato diskutime të mëdha, të para tani me perspektivën e kohës, mund të duken si diskutime bizantine ose debate skolastike pa interes. Por leximi i atyre quoadlibetales pasionante na flet për shenjtërinë radikale të jetës së krishterë (162).

Sigurisht, është çështje zemre: "Ubi thesaurus cor" (Mt 6:21) "Ku është thesari juaj, atje do të jetë zemra juaj". Në këtë kuptim, zgjidhja u dha nga vetë Shën Françesku i Asizit kur pohoi se dashuria dhe imitimi i Jezu Krishtit është rregulla themelore e të krishterit; rregulla e jetës për këdo që dëshiron ta dojë dhe ta imitojë Jezu Krishtin, është të identifikohet plotësisht me Të (152).

Gëzimi dhe paqja, si thelbi i karizmës françeskane

Duhet të kujtojmë menjëherë se, siç thoshte shpesh Kardinali i Nderuar Carlos Amigo Vallejo, Kryepeshkop i Seviljes dhe françeskan që nga koha e tij në Universitetin e Valladolidit, thelbi i françeskanëve nuk ishte varfëria, por gëzimi. Në të vërtetë, gjëja më e rëndësishme që do të mësojmë nga ky Vit Jubilar i Shën Françeskut është gëzimi i tij i thellë, humori i tij i mirë dhe optimizmi i tij, fryte të një dashurie të pamasë për Zotin dhe për shpirtrat.

Gjithmonë e kujtojmë anekdotën që tregoi dikur Frati Carlos Amigo Vallejo. Ai tregoi se në kohën e Shën Françeskut, në një nga takimet e para françeskane jashtë Peruxhias, në lëndinë, kishte rreth treqind njerëz nga të gjitha vendet ku ishin vendosur. Ata ishin të heshtur dhe luteshin kur Shën Françesku i Asizit u ngrit dhe thirri: "Ne i kemi bërë premtime të mëdha Zotit". Pas pak, u ngrit përsëri: "Edhe më të mëdha janë premtimet që Zoti na ka bërë". Më pas, ai foli përsëri për herë të tretë dhe të fundit, përpara se t'i bekonte dhe t'i përshëndette të gjithë: "Ne jemi besnikë ndaj premtimeve tona e edhe Ai do të jetë besnik i të Tijëve!".

Thuhet gjithnjë se gëzimi është rezultati, pasoja e paqes në zemrat tona, fryt i të jetuarit të lutjes Atynë, të cilën na e mësoi Jezusi: "U baftë vullndesa jote si në qiell, ashtu në dhe”. Po të përpiqemi të mendojmë se Jezusi dhe të tjerët mund të kenë nevojë nga ne dhe jemi të gatshëm t'ua japim atë që duan, do të zbulojmë se gjëja e parë për të cilën të tjerët kanë nevojë, është thjeshtë një buzëqeshje (173).

Pikërisht, gjëja e parë që bëri Papa Leoni XIV kur u zgjodh e doli në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit para turmës së besimtarëve, ishte të na uronte: "Paqja qoftë me ju" dhe të na kërkonte të jemi ndërtues të unitetit dhe të paqes”.

Është domethënës qëllimi i këtij Viti të ri Jubilar kushtuar Shën Françeskut të Asizit, që vjen pas Jubileut të Shpresës. T’i kujtojmë fjalët e Leonit XIV kur shpalli Vitin e Shën Françeskut:

"...në mënyrë që çdo besimtar i krishterë, duke ndjekur shembullin e Shenjtit të Asizit, të bëhet model i shenjtërisë së jetës dhe dëshmitar i vazhdueshëm i paqes".

Gëzimi është pasojë, që na kujton se jemi bijtë e dashur të Zotit, siç e theksuan shpesh shenjtorët, qëkur e zbuluan besimin në Zotin Atë, në një nga çastet e jetës së tyre të thjeshtë e mistike.

10 shkurt 2026, 10:11