Argjentinë, kryeipeshkvi Kolombo: "Vizita e Papës është mesazh i paqes e i dinjitetit"
Vatican News
Kisha Katolike në Argjentinë pret me padurim vizitën e ardhshme të Papës Leoni XIV në vendin e Amerikës së Jugut, planifikuar për 8-11 nëntor, siç konfirmohet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë më 5 gusht. Kjo ngjarje "e shumëpritur" përfaqëson mundësi për të forcuar fenë dhe për të përtërirë angazhimin e komunitetit katolik ndaj ungjillëzimit, pohoi për mediat e Vatikanit Kryeipeshkvi Marcelo Daniel Colombo, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Argjentinase dhe argjipeshkëv i Mendozës. "Jemi në kulmin e gëzimit që mirëpresim Atin e Shenjtë në vendin tonë, si dëshmitar të Krishtit dhe shtegtar të Lajmit të tij të Mirë. E dimë se na sjell mesazhin e shpresës, e dimë se vjen në emër të Krishtit, e dimë se ai na sjell gëzimin e Ungjillit", shpjegon ai. Në Argjentinë, vendlindje e paraardhësit të tij Françeskut, Leoni XIV do të vizitojë qytetet e Buenos Airesit, Kordobës dhe Lujánit. Ky do të jetë vendi i dytë i Konit Jugor që Papa do ta vizitojë si pjesë e udhëtimit të tij të gjashtë apostolik ndërkombëtar: do të ndalet së pari në Uruguai, së fundmi, në Peru.
Përgatitje e kujdeshme, me një fokus të theksuar baritor
Përgatitjet për këtë ngjarje të Kishs Argjentinase filluan sapo u fol për mundësinë e një vizite. "U krijuan disa grupe pune për organizimin konkret të vizitës në Argjentinë, duke informuar për vizitat e fundit të Atit të Shenjtë dhe duke u konsultuar me udhëheqësit e Kishës", shpjegon presidenti i ipeshkvnisë. "Si pjesë e këtij procesi, u studiuan përvojat e vizitave më të fundit apostolike dhe u zhvilluan konsultime me përfaqësuesit e Kishës, që morën pjesë ndër to".
Larmia dhe gjallëria e Kishës argjentinase
Përtej aspekteve logjistike, Kryepeshkopi Kolombo thekson se përgatitjet për mbërritjen e Papës kanë një karakter të veçantë baritor. "Ajo që ne e konsiderojmë të rëndësishme është vitaliteti i Kishës që do ta mirëpresë atë; jeta e asaj Kishe është e pranishme nëpërmjet peshkopëve. Gjatë asamblesë së fundit plenare të peshkopëve argjentinas, vizita e Papës zuri një vend qendror në diskutime. Prelatët ndanë mendimet dhe pritjet e tyre, duke marrë parasysh realitetet e dioqezave dhe provincave të ndryshme të vendit, me qëllim që të sigurohej që vizita të pasqyronte diversitetin dhe vitalitetin e Kishës argjentinase".
Mbartës i mesazhit të paqes
Pastori i Mendozës vëren se "fjalët dhe gjestet e bariut të mirë" të Papës Leoni XIV e kanë shoqëruar gjithmonë Kishën dhe besimtarët, që kur ai mori misionin e tij të rëndësishëm. "Tani do ta kemi mes nesh për të ndarë me popullin argjentinas një vizitë ungjillëzuese dhe mesazhin e tij të gjallë të paqes, angazhimit ndaj dinjitetit njerëzor dhe ripërtëritjes së vazhdueshme kishtare. Sinodaliteti dhe misioni, misioni dhe sinodaliteti, në bashkëveprim të ngushtë, janë gjithmonë të pranishme në mesazhet dhe propozimet e Atit të Shenjtë", pohon Kolombo.
Festë në Luján, ku Bergoglio ka qenë shumë herë
Ndalesa e fundit e Papës Leoni në Argjentinë do të jetë një vizitë në Luján për t'u lutur para Virgjërës, Pajtore e Argjentinës. Ky festim, shton kryeipeshkvi, "do të jetë burim gëzimi, takim me Nënën tonë, Virgjërën e Lujánit, pajtore e të gjithë argjentinasve.
Ta kesh Papën aty, siç e kemi pasur kardinalin Bergoglio, ipeshkvin Bergoglio dhe atin Bergoglio kaq shumë herë, dhe si ka qenë mes nesh Papa Gjon Pali II, do të jetë një mundësi e mrekullueshme për ta jetuar vizitën papnore në unitet dhe me shpirtin e fëmijëve".