2020.06.20 Vangelo del giorno Gesu tra i dottori ritrovamento nel tempio Duccio 1308-1311

Jezusi i Nazaretit. Episodi 8: Tri ditë ankthi, Jezusi ndërmjet doktorëve të Tempullit

Në moshën dymbëdhjetë vjeç, të gjithë fëmijët hebrenj që përgatiten për edukimin e tyre fetar, bar mitzvah, shkojnë me familjen në Tempullin e Jerusalemit. Kjo ndodh edhe me Jezusin, i cili ndalet në Jerusalem pa e vënë re Maria dhe Jozefi. Pasi kthehen në shtëpi, të dy nisen përsëri për ta kërkuar, duke e gjetur tre ditë më vonë në Tempull, të ulur midis mësuesve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë pyetje. "A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?", u tha

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi 8: Tri ditë ankthi, Jezusi ndërmjet doktorëve të Tempullit

Në moshën dymbëdhjetë vjeç, të gjithë fëmijët hebrenj që përgatiten për edukimin e tyre fetar, bar mitzvah, shkojnë me familjen në Tempullin e Jerusalemit, ku mund të takohen me doktorët e ligjit dhe të diskutojnë me ta. Është çasti kur djali e lexon për herë të parë në publik Torën, ligjin biblik të zbuluar nga Zoti nëpërmjet Moisiut. Bar mitzvah do të thotë "i nënshtruar ligjit" dhe shënon kalimin në moshë madhore. Kjo ndodh edhe me Jezusin, i cili ndalet në Jerusalem pa e vënë re Maria dhe Jozefi. Pasi kthehen në shtëpi, të dy nisen përsëri për ta kërkuar, duke e gjetur tre ditë më vonë në Tempull, të ulur midis mësuesve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë pyetje. Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, u mahnitën nga inteligjenca dhe nga përgjigjet e tij. Edhe Maria e Jozefi magjepsen dhe e pyesin Jezusin për sjelljen e tij. Ai u përgjigjet: "A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?" Të gjithë rifillojnë udhën për në shtëpi. Koha kalon e kur Jezusi është gati të mbushë 30 vjeç, Jozefi sëmuret dhe më pas vdes i rrethuar nga dashuria e Marisë dhe e të birit.

17 gusht 2026, 09:51