2020.01.10 Battesimo di Gesù

Jezusi i Nazaretit. Episodi 9: Në brigjet e Jordanit, Pagëzimi

Jezusi niset për në Betani gjatë lumit Jordan, ku Gjoni, djali i Zakarisë, pagëzon me ujë, duke i ftuar njerëzit të ndryshojnë jetë dhe të bëjnë kthesë, duke pritur Atë që do t'i pagëzojë në Shpirtin Shenjt. Jezusi kërkon të pagëzohet, si gjithë të tjerët. Pikërisht në atë çast, dielli duket sikur u afrohet; një dritë e çuditshme e ndan qiellin blu më dysh dhe një pëllumb i vogël fillon të fluturojë pa pushim mbi kokat e tyre, ndërsa një zë nga lart thotë: "Ky është Biri im i dashur..."

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi 9: Në brigjet e Jordanit, Pagëzimi

Është koha që Jezusi të shkojë. Maria e di këtë dhe i jep me vete një torbë me ushqim dhe ujë për udhëtimin. Ai niset për në Betani gjatë lumit Jordan, ku Gjoni, djali i Zakarisë, pagëzon me ujë, duke i ftuar njerëzit të ndryshojnë jetë dhe të bëjnë kthesë, duke pritur Atë që do t'i pagëzojë në Shpirtin Shenjt. Gjoni dhe Jezusi nuk ishin takuar kurrë, edhe pse kishin qenë shumë afër kur të dy ishin në barkun e nënave të tyre. Jezusi kërkon të pagëzohet, si gjithë të tjerët. Gjoni, duke u dridhur, i derdh Nazareasit ujë mbi kokën e zbuluar. Pikërisht në atë moment, dielli duket sikur rrotullohet dhe u afrohet; një dritë e çuditshme e ndan qiellin blu më dysh dhe një pëllumb i vogël fillon të fluturojë pa pushim mbi kokat e tyre, ndërsa një zë nga lart thotë: "Ky është Biri im i dashur..."

18 gusht 2026, 09:14