Jezusi i Nazaretit. Episodi V: Udhëtimi i kërkuesve të Yjeve
Vatican News
Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!
E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.
Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....
Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?
Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?
Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?
Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.
Episodi V titullohet Udhëtimi i kërkuesve të Yjeve
Mbretërit Dijetarë u nisën nga qyteti i Shebës, në Persi, dhe udhëtuan për javë të tëra, duke ndjekur yllin. Baltasari, Gaspri dhe Melkiorri ecën drejt Jerusalemit, duke kërkuar një mbret të porsalindur. E shkojnë atje ku mendojnë se mund ta gjejnë: në pallatin e sovranit. Herodi, njeri i etur për gjak dhe pushtet, është i shqetësuar dhe u kërkon atyre ta njoftojnë kur ta gjejnë fëmijën në Betlehem. Mbretërit Dijetarë e kuptojnë se kë kanë përpara dhe bëjnë sikur pranojnë. Me rrezen e parë të agimit, me dhuratat e përgatitura për mbretin e Judenjve, mbërrijnë në shtëpinë ku jeton familja e Jezusit. E, si hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marinë, të ëmën e tij, ranë përmbys dhe i shprehën nderimet e tyre. Pastaj hapën thesaret e veta e i dhuruan: ar, kem e mirrë (Mt 2,11).