Ikja për në Egjipt Ikja për në Egjipt

Jezusi i Nazaretit. Episodi VI: Gjaku i pafajshëm, masakra e Herodit dhe arratisja në Egjipt

Pasi e gjejnë Jezusin Foshnjë dhe e adhurojnë, Baltasai, Gaspri dhe Melkiorri pushojnë dhe shohin të njëjtën ëndërr: nuk duhet të kthehen te Herodi. Edhe Jozefi ëndërron; engjëlli e nxit ta marrë fëmijën dhe të ikë, sepse vetë Herodi dëshiron ta vrasë. Familja e Jezusit shkon në Egjipt. Herodi, duke e kuptuar mashtrimin e Mbretërve Dijetarë, urdhëron vrasjen e të gjithë fëmijëve dy vjeç e poshtë në Betlehem dhe në zonën përreth. Masakër e vërtetë

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi VI: Gjaku i pafajshëm, masakra e Herodit dhe arratisja në Egjipt

Pasi e gjejnë Jezusin Foshnjë dhe e adhurojnë, Baltasai, Gaspri dhe Melkiorri pushojnë dhe shohin të njëjtën ëndërr: nuk duhet të kthehen te Herodi. Edhe Jozefi ëndërron; engjëlli e nxit ta marrë fëmijën dhe të ikë, sepse vetë Herodi dëshiron ta vrasë. Familja e Jezusit shkon në Egjipt. Është një udhëtim plot frikë, të paktën në ditët e para. Jozefi shikon vazhdimisht përreth, duke pasur frikë se në çdo moment, nga pas një peme, ose nga maja e një kodre, njerëzit e Herodit mund të dalin papritmas për ta kapur fëmijën dhe për ta vrarë. Ndërkohë, Herodi, duke e kuptuar mashtrimin e Mbretërve Dijetarë, urdhëron vrasjen e të gjithë fëmijëve dy vjeç e poshtë në Betlehem dhe në zonën përreth. Masakër e vërtetë. Jezusi, Maria dhe Jozefi arrijnë të shpëtojnë, duke u drejtuar në lindje, drejt lumit Jordan dhe Detit të Vdekur. Vërtet shkretëtirë, por edhe më pak rrezik për takime të padëshiruara. Më në fund, pas gati tre javësh udhëtimi, ata gjejnë strehim në rajonin e Deltës së Nilit, në Bubastis, dhe qëndrojnë atje për dy muaj në një kamp mërgimtarësh hebrenj

11 gusht 2026, 09:35