Tiziano Vecellio, Assunzione della Vergine, 1516-1518, vaj në pëlhurë, Bazilika e Santa Maria Gloriosa dei Frari, Venecia. Tiziano Vecellio, Assunzione della Vergine, 1516-1518, vaj në pëlhurë, Bazilika e Santa Maria Gloriosa dei Frari, Venecia.

Të Ngjiturit të Marisë në Qiel

Në fjalët e Leonit XIV dhe paraardhësit të tij Françeskut, të shoqëruara nga disa piktura të mëdha të Vizitës dhe të Ngjitjes së Marisë Virgjër në Qiell, Solemniteti i 15 gushtit shikon në Virgjërën Mari qëllimin e shtegtimit të njerëzimit, por na sjell vazhdimisht në jetën e tashme. Maria, "ikona e shpresës", tregon se Ngjallja nuk është thjesht premtim i ardhshëm: fillon në histori, në shërbim, në vëllazëri dhe në zgjedhjet e përditshme të jetës.

Vatican News

Të Ngjiturit të Zojës Mari në Qiel duket se tregon një lëvizje të saktë: nga toka në qiell. Maria, pasi përfundoi rrjedhën e jetës tokësore, lartohet "me trup e shpirt në lavdinë qiellore", sipas përkufizimit shpallur nga Piu XII më 1 nëntor 1950 (Munificentissimus Deus). Megjithatë, me fjalët kushtuar vitet e fundit Solemnitetit të 15 gushtit nga Papa Leoni XIV – tek Françesku, shikimi i  lartuar në qiell, kthehet vazhdimisht në tokë. Qielli është qëllimi, por pikërisht për këtë arsye i prin udhëtimit; Ngjallja është caku përfundimtar i njerëzimit, por ajo fillon ta shndërrojë të tashmen.

"Në Marinë e Nazaretit është historia jonë, historia e Kishës e zhytur në njerëzimin tonë të përbashkët", pohoi Papa Leoni XIV në predikimin për Ngjitjen e Zojës në Qiell, në vitin 2025. Është lëvizje, që arti është përpjekur ta bëjë të dukshme për shekuj me radhë. Maria niset për udhëtim dhe takon Elizabetën Vizitacionin (Pasia e Marisë te Elizabeta ose Vizita e Zojës është ngjarja biblike ku Virgjëra Mari udhëtoi me nxitim për të takuar kushërirën e saj, Elizabetën), pastaj trupi i saj në pamjet e mëdha të Ngjitjes në Qiell naltohet, fiton vrull dhe duket se fiton progresivisht mbi peshën e dheut.

Raffaello, Visitazione, 1517-1519, olio su tavola trasportata su tela, 200 × 145 cm, Museo Nacional del Prado, Madrid.

Raffaello, Visitazione, 1517-1519, 1517-1519, vaj në pëlhurë, 200 × 145 cm, Museo Nacional del Prado, Madrid.

Të ngjitesh, do të thotë të shërbesh

Gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit të  15 gushtit 2023, Papa Françesku niset nga Vizita e Marisë te Elizabeta: Maria ngjitet drejt një "rajoni malor" për të arritur te Elizabeta. Një ngjitje e vërtetë: "Është kur e ulim veten për t'u shërbyer vëllezërve dhe motrave tona që ngrihen lart: është dashuria, që e larton jetën". Për Françeskun, shërbimi dhe lavdërimi janë dy mënyrat me të cilat Maria ngjitet. E para vjen përmes përpjekjes konkrete të kujdesit për të tjerët; e dyta, lartëson zemrën.

Kështu, të Ngjiturit e Marisë në Qiel duket jo vetëm si përfundim i lavdishëm i ekzistencës së Virgjrës Mari, por si përfundim i një jete që tashmë ka gjetur drejtimin e saj në tokë. Jezusi dhe Maria, shpjegon më tej Papa Françesku, "në fund të fundit po ecin në të njëjtën rrugë": dy jetë të drejtuara lart, përmes dhurimit të vetvetes. Edhe para dukjes së Ngritjes në Qiell, është Vizita ajo që i jep formë kësaj lëvizjeje: Maria ngjitet, por për të arritur dikë. Në pikturën e Rafaellos, në Prado, Virgjëra Mari, tashmë shtatzënë, vendos një dorë mbi barkun e saj: e ndërmerr udhëtimin duke mbajtur në barkun e saj Atë që sapo e ka mirëpritur. Udhëtimi drejt Elizabetës merr kështu një përmasë fizike, të përbërë nga pesha, përpjekja dhe dëshira për të tjerët.

Raffaello, Visitazione, 1517-1519, olio su tavola trasportata su tela, 200 × 145 cm, Museo Nacional del Prado, Madrid.

Raffaello, Visitazione, 1517-1519, vaj në pëlhurë, 200 × 145 cm, Museo Nacional del Prado, Madrid.

Maria, "me sandale të prishura"

Një vit më vonë, Papa Françesku e zëvendësoi ngjitjen me figuren e udhëtimit. Pika e fillimit është ende Vizita e Marisë te Elizabeta: "ajo u nis" (Luka 1,39). Maria, sapo  merr njoftimin nga Engjëlli i Zotit, nuk shtanget, duke ruajtur një privilegj, por del dhe arrin tek Elizabeta. Ai udhëtim i parë bëhet "metaforë për gjithë jetën e saj": Maria do të jetë gjithmonë në lëvizje, duke ndjekur Birin e vet Jezus dhe duke u takuar me të tjerët, derisa shtegtimi i saj tokësor të përfundojë me Ngjitjen në Qiell (Angelus, 15 gusht 2024). Prandaj ajo nuk është figurë e largët, "shtatore e palëvizshme dylli ", por "motër... me sandale të konsumuara... e ajo vetë e lodhur dhe e këputur", kujton Françesku, duke cituar Carlo Carretton, autorin e “Lum ju që besuat”.

Virgjëra Mari "na paraprin në udhë”, duke na kujtuar se edhe jeta jonë është "udhëtim i vazhdueshëm drejt horizontit të takimit përfundimtar". Ndërsa Rafaello na lejon ta perceptojmë udhëtimin në trupin e Marisë, Pontormo duket se e ndal mbërritjen. Dy gratë mblidhen në qendër të skenës dhe shikojnë në sytë e njëra-tjetrës: pas udhëtimit - vjen takimi, pas lëvizjes - afërsia. Vizita kështu bëhet figurë e një jete, që u drejtohet të tjerëve, përpara se ikonografia e Ngjitjes në Qiell ta tregojë Marinë në fund të udhëtimit, të çuar drejt qiellit.

Pontormo, Visitazione, 1528-1530 circa, olio su tavola, 202 × 156 cm, Pieve di San Michele Arcangelo, Carmignano (Prato)

Pontormo, Visitazione, 1528-1530 përafërsisht, vaj në pëlhurë, 202 × 156 cm, Kisha Famullitare e San Michele Arcangelo, Carmignano (Prato)

"Ikona e shpresës" e shtegtarëve në histori

 Leoni XIV kthehet te tema e shtegtimit. Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të 15 gushtit 2025, kremtuar gjatë Vitit Jubilar, Papa filloi me Lumen Gentium, i cili e paraqet Marinë, të lavdëruar në korp e në shpirt, si pamjen e Kishës dhe si "shenjë shprese e ngushëllimi të sigurt" për popullin shtegtar të Zotit. Maria, pohon Papa Leoni, "shkëlqen si ikonë shprese për bijtë e saj shtegtarë gjatë historisë". Shtegtari ka nevojë për një cak, që e mbështet në lodhje, duke e mbajtur gjallë dëshirën e tij. Për Leonin XIV, ky është Zoti, "përsosuria e jetës, e paqes, e gëzimit dhe e çdo gjëje të mirë". E gjithë jeta e Marisë riinterpretohet si "shtegtim shprese" që, nëpërmjet Kryqit dhe Ngjalljes, arrin "atdheun e saj, në përqafimin e Zotit".

Në veprën e Ticianit "Ngjitja në Frari", ky tension bëhet energji e pastër ngjitëse. Maria nuk duket e palëvizshme në lavdi: trupi i saj është i drejtuar lart, krahët të shtrirë, pelerina dhe rrobat e saj amplifikojnë lëvizjen, ndërsa distanca nga Apostujt rritet para syve tanë. Figura e bën të dukshëm tensionin që, sipas fjalëve të Leonit XIV, udhëheq shtegtimin. E Leoni XIV i bën thirrje Dantes ta ndriçojë këtë shpresë. Maria, e thirrur nga Shën Bernardi në këngën e fundit të Parajsës, është "gurrë e gjallë shprese" (XXXIII, 12): nuk është ajo që arriti qëllimin, por është gurrë shprese për ata që janë ende në shtegtim.

Tiziano Vecellio, Assunzione della Vergine, 1516-1518, olio su tavola, Basilica di Santa Maria Gloriosa dei Frari, Venezia.

Tiziano Vecellio, Assunzione della Vergine, 1516-1518, vaj në pëlhurë, Bazilika e Santa Maria Gloriosa dei Frari, Venecia.

Ringjallja nis tani

Në homelinë e cituar, mbajtur po atë ditë në Castel Gandolfo, Papa Leoni XIV bën një hap më tej. Ringjallja nuk ka të bëjë vetëm me atë që e pret njerëzimin në fundin e jetës: "Para se të jetë caku ynë përfundimtar, Ringjallja ndryshon - trup e shpirt - banimin tonë në tokë". Lartimi në qiell lidhet kështu me Pashkët. Maria tregon se Ngjallja e Krishtit "nuk ishte  rast i izoluar, as përjashtim". Fati i tij ka të bëjë me njerëzimin, por ajo tashmë kërkon zgjedhje në të tashmen. Jeta e re manifestohet në "përvoja konkrete vëllazërie" dhe në "gjeste të reja solidariteti". Kështu hyn Ringjallja në histori, kur ne i kundërvëmë "të mirën - të keqes dhe jetën- vdekjes". Ndoshta në lartimin e Marisë në Qiell, ku lëvizja bëhet më e guximshme, që kjo fitore mbi vdekjen fiton dëshminë e saj pamore më të fuqishme.

Annibale Carracci, Assunzione della Vergine (part.), 1588-1590, olio su tela, 97 × 130 cm, Museo Nacional del Prado, Madrid.

Annibale Carracci, Assunzione della Vergine (part.), 1588-1590, vaj në pëlhurëë, 97 × 130 cm, Museo Nacional del Prado, Madrid.

Në Ngjitjen e Marisë në Qiell të Annibale Carracci-t, Virgjëra Mari duket se lartohet vërtet para Apostujve; në kupolën e Katedrales së Parmës, Correggio e sjell lëvizjen në marramendje: trupat, retë dhe dritat janë në një vorbull ngjitëse që pothuajse fshin distancën ndërmjet tokës e qiellit. Arti nuk përshkruan thjesht një destinacion: kërkon ta bëjë të perceptueshëm një transformim.

Antonio Allegri, detto il Correggio, Maria Vergine assunta in cielo circondata da angeli, 1526-1530 ca., affresco,  1093 × 1195 cm, del Duomo di Parma.

Antonio Allegri, detto il Correggio, Virgjëra Mari e marrë në qiell, e rrethuar nga engjëj, rreth viteve 1526–1530, afresk, 1093 × 1195 cm, në Katedralen e Parmës.

Për këtë arsye, të sodisësh Marinë e Ngjitur në Qiell nuk do të thotë të largosh shikimin nga toka. Përkundrazi, do të thotë të zgjedhësh se si ta banosh atë. "Mos të kemi frikë të zgjedhim jetën!" - nxit Papa Leoni XIV, përsëri gjatë homelisë së tij në famullinë papnore të Shën Tomës nga Villanova në Castel Gandolfo, duke e kondensuar kuptimin e festës në një frazë që e kthen të ardhmen në të tashmen: "Fitorja jonë mbi vdekjen fillon tani".

Antonio Allegri, detto il Correggio, Maria Vergine assunta in cielo circondata da angeli (part.) 1526-1530 ca., affresco,  cupola del Duomo di Parma.

Antonio Allegri, detto il Correggio, Virgjëra Mari e marrë në qiell, e rrethuar nga engjëj, rreth viteve 1526–1530, afresk, 1093 × 1195 cm, në Katedralen e Parmës.

Një shpresë brenda historisë

Qielli i Ngjitjes së Marisë në Qiell mbetet kështu i lidhur me ankthet e historisë. Papa Françesku, në fund të lutjes së Engjëllit të Zotit në gusht të vitit 2024, ia besoi popullatat e prekura nga lufta Marisë, Mbretëreshës së Paqes, duke kujtuar se "lufta është disfatë". Leoni XIV, një vit më pas, iu rikthye fjalëve të shqiptuara nga Piu XII: soditja e Marisë duhej të çonte në një kuptim më të thellë të “vlerës së jetës njerëzore” dhe të parandalonte që të bëhej “masakër me jetë njerëzore, duke nxitur luftëra (Munificentissimus Deus).

Shtatëdhjetë e pesë vjet pas shpalljes së dogmës, Leoni XIV theksoi aktualitetin e saj përballë dhunës "gjithnjë e më të shurdhër dhe të pandjeshëm ndaj çdo impulsi njerëzor" dhe na nxiti të mos i dorëzohemi logjikës së konfliktit dhe armëve (Angelus, 15 gusht 2025). Maria, tashmë në lavdi të Qiellit, mbetet brenda historisë së njerëzimit si shenjë, që tregon se vdekja nuk e ka fjalën e fundit. Të Ngjiturit të Marisë Virgjër në Qiell drejton shikimin tonë drejt qiellit pikërisht për ta kthyer atë në tokë, me një shpresë më kërkuese:  shpresë që kërkon, edhe sot, të zgjedhim jetën.

Annibale Carracci, Assunzione della Vergine (Assunta Bonasoni), part., 1592, olio su tela, 260 × 177 cm, Pinacoteca Nazionale di Bologna.

Annibale Carracci, Assunzione della Vergine (Assunta Bonasoni), detaj, 1592, vaj në pëlhurë, 260 × 177 cm, Pinacoteca Nazionale di Bologna.

 

 

15 gusht 2026, 09:46