Ngushëllimet e Leonit XIV për viktimat e një zjarri në Irak
R.SH. / Vatikan
"I trishtuar kur mësoi për zjarrin" që, në një qendër tregtare në Kut, Irak, "shkaktoi viktima dhe shumtë të plagosur", në një telegram të nënshkruar nga Sekretar i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Leoni XIV siguron "solidaritetin e tij shpirtëror" me ata që "pësuan pasojat e kësaj tragjedie". Mendimi i Papës shkon "veçanërisht" tek "të plagosurit" dhe "familjet në zi". Papa, gjithashtu, "ia beson shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së dashur të të Plotfuqishmit Zot, ofron lutjet e tij për personelin e urgjencës që vazhdon të ofrojë ndihmë" dhe mbi të gjithë "i lutet Zotit për bekimet hyjnore të forcës, ngushëllimit dhe paqes".
61 persona të vdekur
Zjarri në qytetinal-Kut, rreth 160 km në juglindje të Bagdadit, shpërtheu në qendrën tregtare Hyper Mall mbrëmjen e 16 korrikut. Viktimat e konfirmuara janë 61, njoftoi Ministria e Brendshme e Irakut, dhe shumica prej tyre humbën jetën nga asfiksia. Mes tyre janë 14 trupa të karbonizuar që ende nuk janë identifikuar, specifikoi ministria në një deklaratë. Shkaqet e zjarrit, që mendohet se ka nisur në katin e parë, janë ende të panjohura. Ambulancat vazhduan të transportonin viktimat deri në orën 4 të mëngjesit. Në Irak janë shpallur tre ditë zie në provincë dhe është bërë e ditur se autoritetet lokale do të ndërmarrin veprime ligjore kundër pronarit të ndërtesës dhe qendrës tregtare, e cila duket se ishte inauguruar pak ditë më parë.
