Famullitari i Gazës, Papa më dërgoi një mesazh, lutet për ne

Famullitari i Familjes së Shenjtë në Gaza njofton për afërsinë e shprehur nga Papa Leoni XIV ndaj komunitetit të krishterë të Rripit. Në një video mesazh, Atë Romanelli thekson se sa i nevojshëm është fundi i luftës për një popullsi të rraskapitur si ai i Rripit

R.SH - Vatikan

"Papa Leoni më ka dërguar një mesazh ku na siguron lutjet e tij për paqe. Na thotë se lutja e tij na shoqëron dhe ka dërguar bekimin e tij për të gjithë": kështu shkruan në rrjetet sociale Atë Gabriel Romanelli, famullitar i Familjes së Shenjtë në Gaza, duke theksuar se Ati i Shenjtë Prevost ka kontaktuar sërish famullinë për të shprehur afërsinë e tij dhe për të marrë lajme.

Prifti i Gazës, gjithnjë në videomesazh kujton se "fatkeqësisht kanë kaluar 2 vjet nga fillimi i kësaj lufte, e cila ka shkaktuar kaq shumë viktima dhe për të cilën askush nuk e di ende se si do të përfundojë".

Ndërsa vazhdojnë në Egjipt negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve, famullitari i Gazës kërkon të mbështesim me lutje edhe kongregatat rregulltare femërore, si motrat e Rruzares së Jeruzalemit, "të cilat, fatkeqësisht, e kanë mbyllur përkohësisht misionin e tyre disa muaj pas fillimit të luftës, pasi shkolla e tyre u bombardua dhe ato qenë detyruar të strehohen këtu në famulli", dhe Motrat misionare të Bamirësisë së Nënë Terezës "të cilat po kremtojnë përvjetorin e themelimit të tyre".

07 tetor 2025, 10:36