Papa mes mësuesve dhe pedagogëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për Jubileun e botës edukative Papa mes mësuesve dhe pedagogëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për Jubileun e botës edukative

Leoni XIV: roli i edukatorëve është angazhim njerëzor që pasuron

Papa u takua me 15,000 mësues e nxënës në Sheshin e Shën Pjetrit, në Romë, për Jubileun e Arsimit,. I nxiti mësuesit të hyjnë në lidhje me "shpirtin" e nxënësve, sepse pa një takim të thellë me ta, "çdo propozim arsimor dënohet të dështojë". Kujtoi edhe se duhet mbajtur qëndrim kundër dëmtimit të rolit shoqëror dhe kulturor të edukatorëve: "Do të ishte hipotekim i së ardhmes". Pastaj paralajmëroi për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, e cila mund t’i "izolojë studentët, tashmë të izoluar".

R.SH. / Vatikan

Brendësia, uniteti, dashuria dhe gëzimi: për Leonin XIV, këto duhet të jenë parimet e misionit të edukatorëve në shkolla dhe universitete. Janë "aspekte të doktrinës" së Shën Augustinit, që Papa i konsideron "themelore për edukimin e krishterë". “Do të doja që ato të bëheshin gurët e themelit të një udhëtimi, të cilin mund ta ndërmarrim së bashku”, theksoi, duke kujtuar përvojën e tij si mësues në institucionet arsimore të Urdhrit Augustinian, para 15.000 mësuesve dhe profesorëve “nga e gjithë bota, të angazhuar në çdo nivel” e të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, për Jubileun e Arsimit. Duke shpresuar se takimi i sotëm, më 31 tetor, do të jetë “fillimi i një udhëtimi të përbashkët rritjeje dhe pasurimi të ndërsjellë”, Papa paralajmëroi për rrezikun e dëmtimit të rolit shoqëror dhe kulturor të edukatorëve, gjë që do të “hipotekonte të ardhmen e tyre”, dhe paralajmëroi për rreziqet e Inteligjencës Artificiale, e cila mund të “izolojë më tej nxënësit, tashmë të izoluar”.

Mësuesi i vërtetë është brenda

Papa - i cili përpara se të arrijë në oborrin e Bazilikës së Vatikanit, bëri një kthesë të gjerë në xhipin e bardhë rreth Sheshit të Berninit për të përshëndetur shtegtarët - së pari theksoi se është "falë konstelacionit të ndritshëm të karizmave, metodologjive, pedagogjive dhe përvojave" dhe "angazhimit 'polifonik' në Kishë, në dioqeza, në kongregacione, institute fetare, shoqata dhe lëvizje" që edukatorët u garantojnë "miliona të rinjve një arsim të përshtatshëm, duke mbajtur gjithmonë të mirën e personit në qendër të transmetimit të njohurive humaniste dhe shkencore". Pastaj u përqendrua në secilën prej "pikave kyçe" treguar mësuesve e, në brendësi, citoi, për të ripohuar se në zemër flet Zoti, atë që tha Ipeshkvi i Hiponës në Komentarin e tij mbi Letrën e Shën Gjonit: "Tingulli i fjalëve tona i prek veshët, por mësuesi i vërtetë është brenda".

Është gabim të mendosh se fjalët e bukura ose klasat e mira, laboratorët dhe bibliotekat janë të mjaftueshme për të mësuar. Këto janë vetëm mjete dhe hapësira fizike, sigurisht të dobishme, por Mjeshtri është brenda. E vërteta nuk qarkullon përmes tingujve, mureve dhe korridoreve, por në takimin e thellë të njerëzve, pa të cilin çdo propozim arsimor është i dënuar të dështojë. Ne jetojmë në një botë të pushtuar nga ekranet dhe shpesh filtrat sipërfaqësorë teknologjikë, në të cilën nxënësit kanë nevojë për ndihmë për t'u lidhur me veten e tyre të brendshme. Dhe jo vetëm ata.

Arsimi, udhëtim që bashkon mësuesit e nxënësit

Edukatorëve, të cilët, "shpesh të lodhur dhe të mbingarkuar me detyra burokratike", rrezikojnë të harrojnë se "zemra i flet zemrës", siç përsëriste Shën Gjon Henri Newman, Papa Leoni XIV u kujton ftesën e Shën Augustinit për të "mos shikuar jashtë", për t'u kthyer te vetja, sepse "e vërteta qëndron brenda". Ai na fton "ta shohim arsimin si rrugë në të cilën mësuesit dhe dishepujt ecin së bashku", me vetëdijen "për të mos kërkuar kot, por, në të njëjtën kohë, për t'u detyruar të kërkojnë përsëri, pasi të kenë gjetur". Sepse "vetëm kjo përpjekje e përulur dhe e përbashkët", e konsideruar si një "projekt arsimor" në mjediset shkollore, "mund t'i afrojë nxënësit dhe mësuesit me të vërtetën".

Përmasa e "mua"

Lidhur me unitetin, Leoni kthehet te motoja e tij, In Illo uno unum, "shprehje augustiniane" e marrë nga Ekspozimi mbi Psalmin 127:3, "e cila na kujton se vetëm në Krishtin gjejmë vërtet unitet, si anëtarë të bashkuar me Kreun dhe si shokë udhëtimi, në udhëtimin e jetës së të mësuarit të vazhdueshëm". Kjo është "përmasa e 'me' - ‘mua’, vazhdimisht e pranishme në shkrimet e Atit të madh të Kishës, të cilin Papa Leoni XIV e konsideron "themelor në kontekstet arsimore, si sfidë për 'decentralizimin' dhe si stimul për rritjen". Prej këndej, vendimi "për të ringjallur dhe për të përditësuar projektin e Paktit Global Arsimor të Papës Françesku".

Mësimdhënia nuk mund të ndahet kurrë nga dashura

Lidhur me dashurinë, Papa kujtoi "një varg augustinian, që thotë: 'Dashuria për Zotin është gjëja e parë që komandohet, dashuria për të afërmin, gjëja e parë që duhet të praktikohet'", në mënyrë që të gjithë të mund të reflektojnë se si të angazhohen "për të përmbushur nevojat më urgjente", "për të ndërtuar ura dialogu dhe paqeje, madje edhe brenda komuniteteve mësimdhënëse", "për të kapërcyer paragjykimet ose vizionet e kufizuara", për t'u hapur "në proceset e bashkë-mësimit" dhe për t’iu përgjigjur nevojave të më të ligshtëve, më të varfërve, më të përjashuarve.

Zgjimi i buzëqeshjeve

Së fundmi, ai i inkurajon mësuesit të edukojnë me një "buzëqeshje" dhe të "zgjojnë buzëqeshje në thellësitë e shpirtrave të nxënësve të tyre". Papa shikon realitetin bashkëkohor e "kontekstet arsimore" aktuale dhe, i shqetësuar për rritjen e "simptomave të një brishtësie të brendshme të përhapur gjerësisht, në të gjitha moshat", nxit: "Nuk mund t'i mbyllim sytë ndaj thirrjeve të heshtura për ndihmë; përkundrazi, duhet të përpiqemi të identifikojmë shkaqet e tyre të thella".

Lidhur me Inteligjencën Artificia, paralajmëron se "me njohuritë e saj teknike të ftohta dhe të standardizuara, mund t'i izolojë më tej nxënësit tashmë të izoluar, duke u dhënë atyre iluzionin se nuk kanë nevojë për të tjerët ose, akoma më keq, ndjenjën se janë të padenjë". Kjo është arsyeja pse Leoni këmbëngul për rëndësinë e detyrës në të cilën thirren mësuesit dhe përdor një frazë nga Shën Augustini, për të nxjerrë në pah rekomandimin përfundimtar: gëzimin. Roli i edukatorëve, megjithatë, është angazhim njerëzor, dhe vetë gëzimi i procesit arsimor është tërësisht njerëzor, një "flakë që bashkon shpirtrat së bashku dhe bën shumë - në një".

31 tetor 2025, 15:05