Papa Leoni XIV Papa Leoni XIV

Leoni XIV: filozofia ofron shumë në dialogun mes fesë, arsyes, Kishës dhe botës

Papa dërgon një mesazh Kongresit Ndërkombëtar të Filozofisë "Kontribute për kulturat. Filozofia, Krishterimi dhe Amerika Latine", i cili filloi më 8 tetor në Universitetin Katolik të Asunción, në Paraguaj. Në një kohë kur njerëzit konsiderohen të flakshëm dhe "rritja e përparimeve teknologjike - shkruan Papa - duket se lë në hije problemet më transhendente", kontributi i mendimit racional është frytdhënës nëse zbulon më mirë dinjitetin e njeriut.

R.SH. - Vatikan

Kontributi i filozofëve mund të ndihmojë "dallimin e qartë midis të mirës dhe të keqes, dhe strukturën magjepsëse të reales që të çon te Krijuesi dhe Shëlbuesi". Këtë e shpjegon Leoni XIV në mesazhin, të datës 3 tetor, dërguar Kongresit Ndërkombëtar të Filozofisë, i cili fillon më 8 tetor në Universitetin Katolik të Asunción, në Paraguaj, me titullin "Kontribute për kulturat. Filozofia, Krishterimi dhe Amerika Latine". Një veprimtari tre-ditore që përfaqëson një mundësi për diskutim dhe që synon të analizojë rolin dhe kuptimin e mendimit filozofik të krishterë në konfigurimin kulturor të kontinentit, me qëllim ndriçimin, duke u nisur nga feja, të sfidave bashkëkohore. Katër janë fjalët kyçe në nivel metodologjik: takim, diagnozë, dialog dhe projeksion. Papa i shqyrton në mesazh dhe thekson rëndësinë e tyre.

Reflektimi racional nuk është kërcënim për fenë

Kërkimi i takimit është një qëllim i lavdërueshëm, shkruan Papa, i cili kundërshton tundimin e atyre që e kanë parë reflektimin racional, pasi ka lindur në një kontekst pagan, si një kërcënim që mund të 'ndotë' pastërtinë e fesë së krishterë. Ati i Shenjtë Prevost citon Piun XII, teologun e reformuar Barth, vetë Shën Augustinin, për të theksuar se një qëndrim mosbesimi ndaj filozofisë shfaq një mungesë dashurie për mençurinë.

Prandaj, besimtari nuk duhet të qëndrojë larg asaj që propozojnë shkollat e ndryshme filozofike, por të hyjë në dialog me to duke u nisur nga Shkrimi i Shenjtë. Në këtë mënyrë, mendimi filozofik bëhet një hapësirë takimi të privilegjuar me ata që nuk e bashkëndajnë dhuratën e fesë. E di nga përvoja se mosbesimi zakonisht lidhet me një sërë paragjykimesh historike, filozofike dhe të tjera. Pa e reduktuar filozofinë në një mjet të thjeshtë apologjetik, e mira që një filozof besimtar mund të bëjë me dëshminë e tij të jetës është e pamatshme.

Pertanto, il credente non dovrebbe restare distante da ciò che propongono le diverse scuole filosofiche, ma entrare in dialogo con esse a partire dalla Sacra Scrittura. In tal modo, il pensiero filosofico diventa uno spazio di incontro privilegiato con quanti non condividono il dono della fede. So per esperienza che l’incredulità è solitamente legata a una serie di pregiudizi storici, filosofici e di altro genere. Senza ridurre la filosofia a un mero strumento apologetico, è immenso il bene che un filosofo credente può compiere con la sua testimonianza di vita.

Filozofia është frytshme kur zbulon më shumë dhe më mirë dinjitetin e njeriut

Duke theksuar kufijtë e pelagianizmit ose, në modernitet, të mendimit hegelian, Papa kujton se sa iluzion është "të mendosh se arsyeja dhe vullneti mjaftojnë vetëm për të arritur të vërtetën". Në këtë drejtim, Ati i Shenjtë rekomandon të mos harrojmë se "filozofia, duke qenë një detyrë e vështirë e inteligjencës njerëzore, mund të ngjitet në lartësi që ndriçojnë dhe fisnikërojnë, por mund të zbresë edhe në humnera të errëta pesimizmi, mizantropie dhe relativizmi, aty ku arsyeja, e mbyllur ndaj dritës së fesë, bëhet hija e vetvetes". Dhe shton:

Jo gjithçka që vishet me emrin "racionale" apo "filozofike" ka në vetvete vlerë identike: frytet e saj matet me përputhshmërinë e saj me të vërtetën e qenies dhe me hapjen e saj ndaj hirit që ndriçon çdo inteligjencë. Me empati të vërtetë ndaj të gjithëve, duhet të ofrojmë kontributin tonë në mënyrë që detyra fisnike e filozofimit të zbulojë më shumë dhe më mirë dinjitetin e njeriut të krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit, dallimin e qartë midis të mirës dhe të keqes, dhe strukturën magjepsëse të reales që të çon te Krijuesi dhe Shëlbuesi.

11 tetor 2025, 12:51