Leoni XIV nënshkruan Nxitjen Apostolike "Dilexi Te". Do të paraqitet më 9 tetor
Ditën që Kisha përkujton Shën Françeskun e Asizit, Papa nënshkroi dokumentin e titulluar "Dilexi te”, i cili do të paraqitet në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë më 9 tetor në orën 11.30
R.SH. - Vatikan
Sot paradite, më 4 tetor, ditën që Kisha përkujton Shën Françeskun e Asizit, në orën 8.30, në bibliotekën private të Pallatit Apostolik, Papa Leoni XIV nënshkroi Nxitjen e tij të parë Apostolike, me titull "Dilexi te", duke iu referuar faktit që Zoti i do e për këtë arsye i zgjedh ata, që i thërret, ashtu si zgjodhi edhe të varfërit, që janë përparësi për Kishën. I pranishëm, Zëvendësi për Punët e Përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, imzot Edgar Peña Parra. Dokumenti do të paraqitet më 9 tetor 2025, në orën 11.30, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.
04 tetor 2025, 09:15
