2025.10.05 Giubileo del Mondo Missionario e Giubileo dei Migranti

Papa Leoni XIV do të shkojë në Turqi dhe Liban

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton udhëtimin e parë apostolik të Papës jashtë Italisë, që do ta çojë në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor dhe, më pas, në Liban deri më 2 dhjetor 2025

R.SH. - Vatikan

Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, njoftoi sot se Papa Leoni XIV do të udhëtojë për në Turqi dhe Liban në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit të këtij viti. Kjo vizitë përbën shtegtimin e parë apostolik të Atit të Shenjtë jashtë Italisë.

Në deklaratën e tij, Bruni nënvizoi se Papa ka "pranuar ftesën e kreut të shtetit dhe të autoriteteve kishtare" si në Turqi ashtu edhe në Liban. Udhëtimi në Turqi do të "përfshijë një shtegtim në Iznik, me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit I të Nikesë", vërejti Bruni, duke shtuar se itinerari i udhëtimit apostolik në Liban "do të njoftohet në kohën e duhur".

07 tetor 2025, 12:02