Pap pret në audiencë presidentin e Gabonit
R.SH. / Vatikan
Dialogu dhe pajtimi ndërmjet popujve në qendër të audiencës së sotme që Papa Leoni XIV i dha presidentit të Republikës së Gabonit, Brice Clotaire Oligui Nguema, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga monsinjor Daniel Pacho, Nënsekretar për Sektorin Shumëpalësh të Seksionit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, u vunë në pah marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë e Gabonit, dhe u fol në disa aspekte të situatës politike dhe shoqëroro-ekonomike të vendit, veçanërisht për bashkëpunimin me Kishën lokale në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe formimit profesional të të rinjve. Në vazhdim të bisedës, pati edhe një shkëmbim mendimesh mbi çështje me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e promovimit të dialogut dhe pajtimit ndërmjet popujve.
