Papa Leoni XIV në selinë e Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor Papa Leoni XIV në selinë e Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor

Papa në vizitë në Dikasterin për Shërbimin e Gjithanshëm Njerëzor: vazhdoni misionin tuaj

Në ditën e publikimit të nxitjes apostolike "Dilexi te", Leoni XIV shkoi në selinë e Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor në San Calisto, në Trastevere, për të takuar anëtarët dhe punonjësit. Atyre u shprehu falënderime për punën dhe inkurajim për misionin. Papa iu përgjigj disa pyetjeve dhe bekoi skulpturën "Pema e dinjitetit njerëzor" që kujton rrënjët e Dikasterit të lindur nga bashkimi i katër Këshillave Papnorë

R.SH. - Vatikan

Me rastin e vizitës në Dikaster, në të njëjtën ditë të publikimit të nxitjes apostolike Dilexi Te, falënderoj të gjithë ju që e bëni punën tuaj një shprehje të vërtetë të misionit të Kishës”. Me këto fjalë, të shkruara në Librin e Nderit, Papa Leoni XIV falënderoi të gjithë 'familjen' e Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, të cilin deshi ta vizitonte dje pasdite, duke shkuar rreth orës 15.30 në selinë e Pallatit San Callisto, në zemër të lagjes romake Trastevere, në përfundim të një dite intensive që filloi me tre audienca dhe vazhdoi me Meshën për pjesëmarrësit në Jubileun e Jetës së Kushtuar dhe me publikimin e nxitjes së tij të parë apostolike Dilexi te. Pikërisht prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor,, kardinali Michael Czerny, ishte dje paradite ndër ata që prezantuan dokumentin papnor në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Pyetje dhe përshëndetje

Papa kujtoi nxitjen e tij të parë Dilexi te si në dedikim, ashtu edhe në momentin e përjetuar së bashku me të gjithë anëtarët dhe punonjësit e organizmi të kuries romake (disa të lidhur edhe online) në Sallën Văn Thuận. Një moment "i thjeshtë dhe i thellë", e përshkruajnë të pranishmit, gjatë të cilit Papa Leoni XIV iu përgjigj pyetjeve spontane të personelit, disa prej të cilave lidheshin pikërisht me thirrjet dhe ftesat për misionin dhe shërbimin e Kishës ndaj të varfërve të përmbahen në dokumentin e ri papnor Dilexi te. “Faleminderit për punën tuaj”, “faleminderit për angazhimin tuaj”, i tha Papa stafit të këtij Dikasteri që e çon veprimin e Selisë së Shenjtë në botë në fusha të shumta: migracion, ekonomi, ekologji, shëndetësi, edukim, siguri.

Gjatë rreth dy orëve në selinë vatikanase San Calisto, në Romë, Papa Leoni pati edhe një takim privat me prefektin e Dikasterit të Vatikanit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor,kardinalin Czerny, sekretaren motër Alessandra Smerilli, dy nënsekretarët kardinalin Fabio Baggio dhe monsinjor Anthony Ekpo.

Gjatë takimit iu dorëzuan disa dhurata Papës, i cili gjithashtu deshi të përshëndeste një nga një të pranishmit, duke u ndalur me disa prej tyre për një shkëmbim fjalësh dhe batutash.

Pema e dnijittetit njerëzor
Pema e dnijittetit njerëzor

Bekimi i veprës artistike "Pema e dinjitetit njerëzor"

Ndër momentet kryesore të vizitës, së fundi, ishte edhe bekimi i skulpturës "Pema e dinjitetit njerëzor", një vepër e inaugurua korrikun e kaluar që rrëfen vazhdimësinë midis të kaluarës dhe të tashmes. Pra, ky Dikaster i Vatikanit, i themeluar nga Papa Françesku në janar 2017, lindi pas bashkimit të katër Këshillave Papnorë të mëparshëm: Cor Unum, Drejtësi dhe Paqe, Migrantë dhe Itinerantë dhe Operatorë Shëndetësorë. Nga këta, Dikasteri i Vatikanit për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor (DSSUI) ka trashëguar tematika të ndryshme të trajtuara dhe misionin për të promovuar dinjitetin njerëzor të të gjithë individëve, pa përjashtim, me një vëmendje të veçantë ndaj të dobëtëve, të fundit, të përjashtuarve të shoqërisë.

10 tetor 2025, 11:31