Papa: nga Polonia, një kalë për dhuratë

R.SH. - Vatikan

Dhuratë origjinale për Papën nga Polonia. Leonit XIV i kanë dhuruar një kalë. Është fjala për një kalë të racës së pastër arabe, që quhet Proton e mbërrin nga stallat e Kolobrzeg-Budzistowo, në veriperëndim të vendit. Dhuratë, që iu dorëzua Atit të Shenjtë gjatë audiencës së sotme të përgjithshme nga një delegacion polak e duket se i pëlqeu, pasi, gjatë viteve si misionar në Peru, hipte shpesh në kalë për t’u zhvendosur nga një vend në tjetrin, sidomos kur nuk ishte e mundur të kalohej me makinë. Një nga fotografitë më të njohura të Papës është pikërisht ajo e Leonit XIV mbi kalë. Edhe kur pati vizituar Borgon “Laudato sì” në Castel Gandolfo, Ati i Shenjtë u ndal të shihte kuajt e të fliste me stallierët.

15 tetor 2025, 12:20