Papa: Romëve, Sintëve dhe Endacakëve, na kujtoni se shpresa është udhëtuese

"Keni ardhur në Romë nga të gjitha anët e Evropës – disa edhe nga jashtë Evropës – si shtegtarë shprese në këtë Jubile. Me praninë tuaj na kujtoni se 'shpresa është udhëtuese' – titulli i takimit tonë –; dhe sot të gjithë ndihemi të vënë për udhë nga dhurata që i sillni Papës: feja juaj e fortë, shpresa e palëkundur vetëm te Zoti, besimi i fortë që nuk i dorëzohet vështirësive të një jete shpesh në margjinat e shoqërisë. Paqja e Krishtit qoftë në zemrat tuaja, vëllezër dhe motra Romë, Sintë dhe

R.SH. / Vatikan

Leoni XIV pret sot në audiencë pjesëmarrësit në Jubileun e Romëve, Sintëve dhe Endacakëve, të gjithë të mbledhur në Sallën Pali VI, në Vatikan. Muzikë, këngë, valle, lexim shkrimesh, dëshmi, para ardhjes së Papës që nxit të jenë "protagonistë të ndryshimit të epokës në zhvillim", duke "bërë të njohur bukurinë e kulturës suaj" dhe "duke ndarë besimin, lutjen dhe bukën fryt i punës së ndershme".

"Keni ardhur në Romë nga të gjitha anët e Evropës – disa edhe nga jashtë Evropës – si shtegtarë shprese në këtë Jubile. Me praninë tuaj na kujtoni se 'shpresa është udhëtuese' – titulli i takimit tonë –; dhe sot të gjithë ndihemi të vënë për udhë nga dhurata që i sillni Papës: feja juaj e fortë, shpresa e palëkundur vetëm te Zoti, besimi i fortë që nuk i dorëzohet vështirësive të një jete shpesh në margjinat e shoqërisë. Paqja e Krishtit qoftë në zemrat tuaja, vëllezër dhe motra Romë, Sintë dhe Endacakë! Dhe paqja qoftë edhe në zemrat e shumë punonjësve baritorë që janë këtu të pranishëm dhe pa u lodhur ecin me ju". Kështu tha mes tjerash Papa Leoni XIV gjatë audiencës së sotme me pjesëmarrësit në Jubileun e Romëve, Sintëve dhe Endacakëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

18 tetor 2025, 12:30