Papa Leoni XIV Papa Leoni XIV

Papa: te Jezusi i Ngjallur nuk ka gjeste teatrale apo efekte speciale

"Zoti i Ngjallur nuk bën asgjë spektakolare për t'u imponuar besimit të dishepujve të tij. Jezusi Ngjallur nuk shfaqet i rrethuar nga turma engjëjsh, nuk bën gjeste të bujshme, nuk mban fjalime solemne për të zbuluar sekretet e universit". Kështu tha mes tjerash Papa Leoni XIV gjatë Audiencës së sotme Përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë së cilës ai deshi të reflektonte mbi "një aspekt befasues të Ngjalljes së Krishtit: përulësinë e tij".

R.SH. / Vatikan

"Zoti i Ngjallur nuk bën asgjë spektakolare për t'u imponuar besimit të dishepujve të tij. Jezusi Ngjallur nuk shfaqet i rrethuar nga turma engjëjsh, nuk bën gjeste të bujshme, nuk mban fjalime solemne për të zbuluar sekretet e universit". Kështu tha mes tjerash Papa Leoni XIV gjatë Audiencës së sotme Përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë së cilës ai deshi të reflektonte mbi "një aspekt befasues të Ngjalljes së Krishtit: përulësinë e tij". "Ne do të kishim pritur efekte speciale, shenja fuqie, prova dërrmuese. Por Zoti nuk kërkon këtë: Jezusi preferon gjuhën e afërsisë, të normalitetit, të tryezës së përbashkët", theksoi Papa.

Zoti "afrohet me diskrecion, si një udhëtar i zakonshëm, si një njeri i uritur që kërkon të bashkëndajë pak bukë. Maria Magdalena e ngatërron Jezusin e Ngjallur me një kopshtar. Dishepujt e Emausit e besojnë një të huaj. Pjetri dhe peshkatarët e tjerë mendojnë se është një kalimtar i zakonshëm". "Në këtë ka një mesazh të çmuar - shpjegoi Papa -: Ringjallja nuk është një kthesë teatrale, është një transformim i heshtur që mbush me kuptim çdo gjest njerëzor". "Jezusi i ngjallur ha pak peshk para dishepujve të tij: nuk është një detaj i dorës së dytë, është konfirmimi se trupi ynë, historia jonë, marrëdhëniet tona nuk janë një veshje për t'u hedhur. Ato janë të destinuara për plotësinë e jetës. Ringjallja nuk do të thotë të bëhesh shpirtra të zhdukur, por të hysh në një bashkësi më të thellë me Zotin dhe me vëllezërit, në një humanitet të transformuar nga dashuria".

08 tetor 2025, 10:35