Dita e tretë e Leoni XIV në Turqi, nga "Xhamia Blu" te Mesha në Arena
Imazhet më domethënëse të një dite tjetër intensive për Papën në Turqi
R.SH. / Vatikan
Imazhet më domethënëse të një dite tjetër intensive për Papën në Turqi. Vizita në vendin e famshëm të kultit mysliman në Stamboll, e ndjekur nga një takim me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e Kishave dhe komuniteteve të krishtera në Turqi, në Kishën Ortodokse Siriane të Mor Efremit. Në Kishën e Shën Gjergjit, seli e Patriarkatit Ekumenik të Kostandinopojës, Ati i Shenjtë mori pjesë në doksologjinë, e ndjekur nga nënshkrimi historik i Deklaratës së Përbashkët me Bartolomeun I. Në mbrëmje, kremtimi Meshës në Volkswagen Arena.
30 nëntor 2025, 10:01
